Eshte e vertete qe drejtuesit e klubit Vllaznia kane filluar procesin e privatizimit apo vleresimit te aksioneve te Klubit Vllaznia, qe ne vitin 2017. Pohoj nje gje te tille, pasi personalisht kam qene i interesuar e kam punuar shume edhe ne kete drejtim, gjate eksperiences time prane klubit Vllaznia.
Ne kohe rekord, pasi punoja edhe naten, qe ne fillim te muajit Prill te vitit 2017, kam pergatitur e dorezuar drejtuesve te klubit, çfare ato me kane kerkuar; Te dhenat dhe materialet e duhura mbi Termat e References per Prokurimin Sherbim Konsulence per Privatizimin e Klubit Vllaznia.
Eshte e drejte qe publiku te informohet edhe mbi ndihmen time profesionale ne kete aspekt. Edhe pse ndoshta nuk ka qene ne detyren time, sipas kerkeses te drejtuesve te mi, une kam punuar per te mbledhur dhe pregatitur te gjitha dokumentat dhe materialet e duhura, qe shpresoj te kene hyre ose te hyjne ne pune per procesin e vleresimit dhe privatizimit te klubit te futbollit Vllaznia.
Pikerisht, sipas kerkeses me shkrim te drejtuesve te klubit, puna ime eshte bazuar ne metoden “Multivariate Model” qe perdoret ne shume vende te evropes per vleresimin e klubeve te futbollit. Metode kjo, qe bazohet ne tre faktore te lidhur ngushte me njeri tjetrin: “Te ardhurat “, “Rezultatet “ dhe “Tifozeria”. Te lidhur ngushte, pasi zhvillimi i çdo njerit nga ato, ndikon ne zhvillimin e progresin e dy te tjerve.
Ajo çfare une kam pergatitur dhe dorezuar drejtuesve te klubit, qe ne Prill te 2017, pasqyron nje kuader te plote te te gjithe klubit Vllaznia duke u bazuar mbi faktoret dhe kriteteret e metodes nder fjale. Nje pune voluminoze e imja, por qe e kam bere me deshire per te ndihmuar klubin tim, pse jo edhe me qellimin per te shpejtuar procesin e privatizimit.
Puna ime eshte e dokumentuar dhe mund te verifikohet fare mire ne çdo moment, edhe per faktin qe une kam dorezuar ate jo vetem ne dore, por edhe permes postes elektronike te drejtuesve te larte te klubit.
Permbledhja e te dhenave dhe materialeve qe kam realizuar, pasqyrojne qarte faktoret e siper permendur e si rrjedhim rendesine dhe ndikimin e tyre ne vleresimin e Klubit Vllaznia dhe aksioneve te saj, permes metodes Multivariate Model. Per kulturen dhe dijenine e te interesuarve, pershkruaj edhe nocionet me te rendesishme te punes time;
Ne lidhje me “Rezultatet”: kam pasqyruar te dhenat per rezultatet e klubit e ne veçanti per 5-10 vitet e fundit.
UEFA team ranking.
Piket e fituara ne kampionat
Pjesemarrja ne Superlige
Titujt kombetar te fituar
Pjesemarrja ne kupat e Europes
Pjesemarrja ne aktivitete rajonale, Ballkanike etj.
Mbi faktorin “Tifozeria”: Te dhenat mbi;
“ CatchA”, qe eshte shuma e popullsise se qendrave (Bashkise te Prefektures se Shkodres e Komunave, dhe e popullsise totale te tyre).
“Fans”, qe eshte shuma e te apasionuarve te klubit, e mbledhur me numrin e fansave neper faqet social network.4
“ Stadium “ qe eshte prodhimi mes numrit mesatar te spektatoreve per ndeshje me perqindjen e mbushjes se impiantit ( stadiumit).
“HistPart” qe eshte shuma e numrit te pjesemarrjeve ne superlige, kupat e Europes etj.
“Titles” qe eshte shuma e titujve te fituar ne kompeticionet e mesiperme plus numrin e çerekfinaleve te arritura.
“Lastres” qe eshte shuma e ponderuar mes UEFA team ranking dhe pikeve te fituara ne superlige.
Gjithashtu nje pasqyrim edhe per Parkun e Lojtareve: Ketu jepen te dhenat qe ndihmojne ne llogaritjen e vleres se lojtareve;
Numri total i lojtareve dhe numri i ryre sipas roleve.
Mosha e lojtareve.
Te dhena per kontratat e seicilit, kur jane lidhur, me ç’afat, kur perfundojne dhe sa eshte amortizimi i seiciles prej tyre.
Amortizimi vjetor i lojtareve.
Pagat e lojtareve.
Te dhenat teknike per secilin dhe perspektiva.
Te dhana per Akademine e Vllaznise. Etj.
Se fundi mbi “Te ardhurat”: Behet fjale per te dhenat ekonomike te klubit per nje periudhe te pakten 5-10 vjeçare ( te ardhurat nga stadiumi, te ardhurat komerciale , te drejtat televizive, te ardhurat nga kontratat per sponsorizime dhe publicitet, te ardhurat nga merkatoja e transferimit te lojtareve etj.)
Te ardhurat nga perdorimi i Markes ( Brand value).
Rezultatet financiare te pese viteve te fundit ( sipas Bilancit vjetor te shoqerise, perfshire asetet e tij). Etj.
Jane pak a shume ato çfare pershkrova me siper argomentat me kryesore te metodes Multivariate Model permes se ciled mund te bazohet edhe analizimi e vleresimi i aksioneve te klubit Vllaznia.
Personalisht edhe mund te arrij e te shpreh me perafersi vleren e aksioneve qe mund te dalin, por nuk do te ishte e drejte, pasi nuk eshte as ne profesionin dhe as kompetencat e mija.
Deshira ime eshte e njejte me ate te çdo qytetari e dashamiresi te sportit te futbollit; per te pare klubin Vllaznia te rikthehet perseri ne nivelet e larta permes rruges se shpejte te privatizimit apo administrimit te saj nga nje president privat.