Sezoni 2017-2018 do të jetë gjithmonë në kujtesën e lojtarëve të Tiranës, veçanërisht të atyre që nuk mundën të mbanin skuadrën në elitë. Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, ekipi bardheblu zbriti një kategori më poshtë.

Ndeshja me Vllazninë në Shkodër i dha “shkelmin” fatal kryeqytetasve të cilët s’e mbajtën veten, përkundrazi në fushën e “Loro Boriçit” derdhën lot si fëmijë. E pikërisht atë ditë të zymtë e kujton Albi Doka.

Mbrojtësi i linjës së Tiranës ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet duke qarë pas takimit me Vllazninë, ndërsa një tjetër duke festuar ditën e djeshme për titullin kampion.

Një mesazh inkurajimi për të gjithë ata që kanë dështuar nga Albi Doka i cili shkruan: “Kurrë nuk dorëzohem”./newsport/