Pak javë më parë, Klodian Duro u shkarkua nga stoli i Kamzës. Ekipi i drejtuar prej tij ka marrë vlerësimet më të mira sa i përket lojës së fushën e blertë, por rezultatet munguan. Kjo gjë bëri që drejtuesit ta shkarkonin atë.
Duket se për pak kohë, ish- ylli i kombëtares shqiptare, ka zgjedhur të shkëputet nga sporti, për t’i dedikuar një profesioni krejtësisht të ndryshëm nga futbolli…modelingu.
Duro ka publikuar një fotografi në profilin zyrtar në Facebook ku shfaqet si imazh i një kompanie dizajni drejtuar nga ai.
Nëse do t’i duhet t’i vendosnim një notë, ashtu siç ndodh gjithmonë pas ndeshje, do të vlerësohej me notën 9.5.