Derrick Sasrak ishte një nga lojtarët e afruar te Tirana në këtë merkato vere. Sulmuesi ganez erdhi në Shqipëri para 4 ditësh, ndërsa ka zbritur në fushë vetëm një ditë me bardheblutë. 26-vjeçari ka ndjerë dhimbje në kofshë dhe kjo ka detyruar stafin mjekësor t’i japë disa ditë pushim.

Edhe pse pritej që të ishte lojtari që do të mbante peshën e sulmit, nuk ka ndodhur kështu me afrikanin duke mos arritur të tregojë aftësitë e tij në fazën ofensive.

Veç ganezit, Erion Hoxhallari është lojtari tjetër që shqetëson kampionët e vendit. Mëngjërashi është dëmtuar gjatë një seance stërvitore dhe nuk do të jetë i gatshëm sot për miqësoren ndaj Vllaznisë.

Nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe pritet që të rikthehet në fushë në ditët në vijim për t’iu bashkuar ekipit bardheblu në stërvitje./newsport