Bayern Munich ka vendosur, për momentin po ecën përpara me Thomas Tuchel. Pavarësisht tri humbjeve radhazi (kundër Bayer Leverkusen dhe disfata e re e djeshme kundër Bochum-it në Bundesligë të ndërthurur me humbjen 1-0 në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Lazios), drejtuesit bavarez synojnë të vazhdojnë të fokusohen tek Tuchel sërish.

Trajneri gjerman 50-vjeçar i punësuar për më pak se një vit (ai mori detyrën pas shkarkimit te Nagelsmann në mars 2023) pritet të vazhdojë punën në krye të kësaj skuadre.

Këtë e bën të ditur Sky Sports Deutschland, duke specifikuar se Tuchel nga ana e tij nuk po mendon të japë dorëheqjen, por beson se mund të ndryshojë kursin.

Që nga drejtimi i Bayern Munichut, Tuchel (i cili u bë kampion evropian në 2021 me Chelsean) ka shënuar 44 ndeshje me një mesatare prej 2.02 pikësh për lojë. Një rezultat që vështirë se të kushton vendin, por mund të ndodhë nëse je në një nga skuadrat më të forta në botë./telesport/