Vllaznia është duke u përforcuar me element të rinj për tregun shqiptar. Teksa kanë prezantuar disa lojtarë, në Shkodër janë duke përmbyllur merkaton, me trajnerin Brdaric që do ketë një grup më të plotë në dispozicion.

Drejtuesit e kuqebluve janë duke punuar për sulmin, ai që ka rezultuar më pak efikasi në sezonet e shkuara. Drejt Shkodrës është nisur Christopher Mandiangu, sulmuesi 28 vjeçar me origjinë nga Kongo por me pasaportë gjermane.

Lojtari është I shumëshëtitur në Europë, teksa veç Gjermanisë dhe Hollandës ka luajtur edhe në Austri e Poloni. Mandiangu ka qenë së fundmi pjesë e Widzew Lodz në ligën e parë polake, teksa ka akord me drejtuesit e Vllaznisë dhe pritet prezantimi I tij si lojtari më I ri I kuqebluve.

28 vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Kombëtares gjermane të moshave nga U15 deri në U18./newsport/