Vllaznia është shpallur kampione edhe në kampionatin e 20 vjeçarëve që u zhvillua pasditen e së shtunën në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Një dominim absolut I atletëve shkodranë që treguan edhe njëherë dominimin e tyre në këtë moshë dhe titulli I djeshëm ka qenë I 11-ti rradhazi për të.
Ndër atletët kanë spikatur Gjulian Guri I cili është shpallur kampion në 100 dhe 200 metra, po ashtu Arber Bajraktari në garën e 110 metrave me pengesa ndërsa në kërcim trehapësh kampion ka dalë atleti tjetër I Vllaznisë Heldi Valikaj ndersa ne kercim se gjati Endri Rakaj me distancen 6.74 m. Edhe sportisti Glenis Haxhia është shpallur kampion në kërcim së larti teksa ka arritur një rezultat shumë të mirë duke kërcyer 1.80 metra.
Duhet thënë se është një garë në të cilën Vllaznia merr pjesë për herë të parë pas shumë vitesh dhe menjëherë ka ardhur suksesi. Nga ana tjetër, edhe në stafetën 4 x 100 metra, ekipi shkodran është shpallur kampion duke patur në përbërje të tij atletët Heldi Valikaj, Kristian Rushini, Gjulian Guri dhe Igli Shqarri.
Paraqitje të mirë kanë bërë edhe sportistët e tjerë dhe konkretisht Indrit Huti në 110 metra me pengesa, Endri Rakaj dhe Kolindo Kiri në kërcime, Kristian Rushini dhe Igli Shqarri në 200 dhe 400 metra si dhe David Kodheli në 100 metra. Rezultatet e të gjithë këtyre sportistëve I dhanë 143 pikë Vllaznisë që zuri vendin e parë dhe u shpall kampione edhe për këtë vit ndërkohë që në vendin e dytë u rendit Skënderbeu me 70 pikë.
Sakaq edhe në garat e femrave Vllaznia ka spikatur Erisa Rrasa që është shpallur kampione në kërcim së gjati dhe trehapësh ndërsa atletja tjetër Esra Dibra është shpallur kampione në kërcim së larti. Ndërkohë si ekipe, Vllaznia për të reja është renditur në vendin e tretë në përfundim të kampionatit.
© shkodrasport.com