Ka histori që meritojnë të tregohen dhe që mund të frymëzojnë shumë të rinj që ëndërrojnë të kenë sukses në botën e sportit, duke luftuar mijëra vështirësi.

Një histori e tillë është ajo e Andrew Robertson, një që sapo ka suguruar një finale të Champions League me Liverpool dhe që do të provojë të shkruaj një faqe historike të futbollit, duke mundur Real Madrid.

Pikërisht ai që në 2012-ën e largët ndiqte ëndrrën që të bëhej futbollist profesionist, por duke luftuar me papunësinë e tij dhe duke shprehur gjithë pakënaqësinë në rrjetet sociale.

Në atë kohë ishte 18 vjeç dhe luante me Queens Park. Paratë mungonin dhe mbrojtësi i majtë ka mbajtur gjallë ëndrrën e tij mes shumë sakrificave. “Jeta pa para në këtë moshë ta shpif. Më duhet një punë”, shkruante Robertson në 2012-ën.

Një “cicërimë” që ai nuk e ka fshirë kurrë dhe që sot ka një shije shumë të veçantë.

Po, sepse gjërat kanë ndryshuar shumë që nga ajo kohë për Robertson, i cili do të ketë mundësinë ta kurorëzojë ëndrrën e tij me një fitore në finalen e Champions League 26 majin e ardhshëm. /telesport/