Adriano ka qenë protagonist e një interviste të realizuar nga Kristian Vieri për “Bobo Vieri Talk Show” dhe nga Brazili, ish-sulmuesi ka folur për Interin dhe protagonistët aktualë të futbollit.
Dëshironi të bëheni trajner apo drejtues?
Jo, jo, nuk kam plane në botën e futbollit. Nuk kam asgjë në mendje për këtë, jam duke bërë gjëra të tjera.
Menduam se do të shkonit në Flamengo për të ndihmuar…
Jo, jo, nuk e kam mendjen të kthehem. Unë dua të jetoj jashtë kësaj bote.
Çfarë do të thotë të luani për Flamengon?
Është mbresëlënëse të luash atje, tifozët kujdesen shumë për të. Ka një përgjegjësi të madhe nga ana e lojtarëve, është një gjë emocionuese për të dalë në fushë në “Maracana”. Është si të luash në “San Siro”, ti e di çfarë do të thotë.
Keni fituar një titull atje?
Dy, pastaj më pëlqen të festoj dhe e kam bërë (qesh).
Ju shënuat golin më të bukur kundër Real Madridit në një miqësore.
Ishte ndeshja ime e parë tek Interi, sapo kisha ardhur. Po provoja goditjet e lira me Sedorfin në stërvitje, ai e dinte që gjuaj fort, kështu që më thirri të gjuaja. Materaci donte të gjuante, unë heshtja sepse nuk doja ta pengoja. Aty lindi “perandori” Adriano. Nuk e keni idenë sa fort godet Adriano.
Nuk di kush godet më fortë, ndoshta Batistuta…
Roberto Karlos godiste më fort.
E ndiqni Interin? Çfarë mendoni për Turamin?
Jo gjithmonë, por ndonjëherë e shoh. Pashë një grup koheziv, shpresoj që ata të fitojnë kampionatin. Nuk e kam parë ende Turamin, Interi duhet të ketë dikë të tillë, si ai ose unë.
Lukaku?
Është i fortë. Lautaro është ndër më të mirët në Evropë. E di që ai luan shumë mirë, është një lojtar shumë inteligjent dhe është ende i ri.
Si keni kaluar me Ibrahimoviçin? Ka thënë se jeni ndër më të fortët me të cilët ka luajtur?
Epo, ai më kuptoi. Kishte personalitetin e tij, është i ndryshëm nga lojtarët e tjerë, por gjithmonë sillej mirë me mua, para çdo ndeshje flisnim për atë që mund të bënim në aspektin e lëvizjeve. Ma ka dërguar këtë mesazh dhe isha i kënaqur që vinte nga një lojtar i madh.
Keni folur përsëri me Martinsin?
Nuk kam dëgjuar më kurrë për të.
Çfarë mendoni për Ançelotin, si trajner i Brazilit?
Brazili nuk po ecën shumë mirë, ne ndryshojmë shumë lojtarë dhenuk mund të kemi një lojë të qëndrueshme. Ançeloti është një trajner i mirë për kombëtaren, do të ishte mirë ta shihnim atë në stolin tonë.
Çfarë do të bëni pa Nejmar për një vit?
Është një rrëmujë, pa të humbasin 50%, por ka lojtarë të tjerë. Me të në Botërorin 2026, nisemi për të fituar.
Vlen të përmendet ndonjë sulmues i fortë brazilian?
Për mua Gabigol do të ishte i mirë për kombëtaren, ai ka përvojë në krahasim me sulmuesite tjerë të rinj dhe mund të bëjë shumë mirë.