Pikërisht sot e 39 vjet më parë, më 21 nëntor të vitit 1979 është lindur ish-sulmuesi italian Vincenzo Iaquinta.
Ai është legjendë e Udineses ku luajti në periudhën 2000-2007, ndërsa më vonë ishte pjesë e Juventusit, ku e fitoi titullin e kampionit të Italisë në vitin 2013, ndërsa me Kombëtaren italiane e fitoi Botërorin e vitit 2006.
Mirëpo, ky futbollist do të mbahet mend edhe për bashkëpunimin me mafian, duke u përfshirë në një skandal të madh.
Ai është dënuar me dy vjet burgim, pasi në dhjetor të vitit 2015, në shtëpinë e tij janë gjetur armë, për të cilat dyshohej se do t’u shiteshin organizatës mafioze të Kalabrisë.
Për këtë rast janë gjykuar mbi 140 njerëz, ndërsa babai i futbollistit, Giuseppe është 19 vjet burgim.
“Unë jam fytyrë publike. Armët i kam lënë në shtëpi për shkak se kam dashur t’i ruaj për të ardhmen. Dua që pas përfundimit të karrierës të shkoj në qitje”, ka thënë Iaquinta në gjyq.
“Ma kanë shkatërruar jetën për asgjë, vetëm pse vij nga Kalabria. Nuk kam bërë asgjë dhe nuk kam lidhje me ‘Ndragheta’ (organizatë mafioze). Po vuaj sikur qeni për asgjë”, ka thënë i mllefosur ish-golashënuesi italian.