Pas Diego Longos, Kukësi ka shkëputur bashkëpunimin edhe me Pablo De Lukas, “benjaminin” e trajnerit italian, i cili u afrua tek verilindorët si preferencë e Longos.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Kukësi ka bërë me dije se De Lukas, nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Kontrata e mesfushorit përfundoi në fundin e sezonit dhe palët vendosën të mos rinovojnë. Me fanellën e Kukësit, 35-vjeçari u aktivizua plot 33 ndeshje, duke qenë një titullar i padiskutuar i trajnerit Longo.
NJOFTIMI ZYRTAR I KUKËSIT:
FK Kukësi njofton se pas bisedimeve me mesfushorin spanjoll Pablo De Lucas, është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi mes palëve. Kontrata e futbollistit përfundoi me fundin e sezonit dhe palët vendosën të mos rinovojnë.
FK Kukësi e falënderon mesfushorin De Lucas dhe i uron suksese në karrierën e tij. Gracias Pablo.