Java e 23-të e Supetiores do ngrejë siparin që ditën e sotme me 3 duele shumë interesante. Kështu takimet do startojnë që nga ora 13:00, me duelin Kukësi-Partizani. Ndeshja do mbahet në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit dhe paraqet një duel interesant. Ku verilindorët si asnjëherë duan pikët për mbijetesë.

E ndërsa kryeqytetasit e kuq duan pikët për titullin kampion, ku janë vetëm 3 pikë pas Tiranës kryesuese. Një duel tjetër në po të njëjtën orë pritet po aq me interes.

Ndeshja Bylis-Egnatia, ku dy ekipet kanë objektiva të ndryshëm. Mallakastriotët duan maksimumin në shtëpi për tu larguar sa më shumë nga fundi i tabelës e ndërsa rrogozhinasit ëndërrojnë Europën.

Në orën 16:00 luhet edhe ndeshja e fundit për ditën e premte, ku përballë do jenë Erzeni dhe Laçi. Një duel po ashtu shumë interesant mes dy skuadrave që ende nuk kanë gjë të “sigurtë” në këtë kampionat. Kjo pasi me një fitore i afrohen shumë treshes kryesuese e ndërsa me një disfatë mund të futen në vallen e ekipeve për mbijetesë.

Ky raund do mbyllet ditën e nesërme me ndeshjet e dy ekipeve kryesuese. Ku në orën 17:00, Vllaznia do presë në Shkodër ekipin e Kastriotit. E ndërsa Tirana do ketë po ashtu një duel delikat me Teutën në kryeqytet.
Endri ÇINARi