Suksesi i Vllaznise sot edhe ndaj Burrelit ne ndeshjen e Kupes kur fitoi 1-0 duke hedhur nje hap te rendesishem per kalimin ne turin e dyte te ketij kompeticioni, eshte vleresuar edhe nga stafi teknik ndonese pritshmeria ka qene edhe me e madhe per disa prej lojtareve qe jane aktivizuar.

Keshtu, sulmuesi brazilian Wenderson vertete shenoi golin e vetem te ndeshjes sot, por serish nuk ka qene ne lartesine e duhur dhe kjo tregon se ka ende per te bere me performancen e tij.

Megjithate, sipas informacioneve qe vijne nga Burreli, ka patur edhe lojtare te cilet kane bindur me paraqitjen e bere ne kete takim. Duke filluar nga portieri Tedi Laço i cili ne ato pak momente te rrezikshme qe iu shfaqen ne porten e tij, arriti t’i neutralizonte me sukses.

Nje tjeter lojtar qe mund te thuhet se ka bere mire ne kete ndeshje ka qene edhe mbrojtesi i djathte Elmir Lekaj. 19 vjeçari po tregon rritje nga dita ne dite dhe po fiton me shume besim ne vetvete dhe nese vazhdon keshtu, padyshim qe edhe stafi teknik do te vije momenti qe t’i besoje vendin e titullarit ne fushe.

Ne mesfushe ka qene kapiteni Bardulla qe ka bere nje 90 minutesh te mire. Pas atyre minutave te mira ne ndeshjen me Teuten, edhe kjo e sotmja bejne qe te shtohen shanset qe ky lojtar ta nise nga minuta e pare te dielen ndaj Luftetarit.

Sakaq sulmi ka treguar sot njeforme te mire edhe te Zogajt, nje lojtar qe ka bere paraqitje te mira edhe ne ndeshjet e meparshme dhe nuk perjashtohet mundesia qe edhe ai te jete titullar te dielen.
www.shkodrasport.com