Barcelona kryeson renditjen e La Ligës me një ndeshje më pak, dhe shumë nga lojtarët blaugrana po konkurrojnë për të përfunduar sezonin duke udhëhequr statistikat kryesore.
Sipas La Ligas, shumë lojtarë të Barçës janë tashmë në një pozicion kryesor për të bërë histori në nivel individual: Golashënuesi më i mirë, ofruesi më i mirë i asistimit, numri më i madh i pasimeve dhe driblimeve.
GOLEADORI – Levandovski udhëheq luftën për “Piçiçi”. Sulmuesi polak ka shënuar 22 gola, ndonëse është i vetëdijshëm se Mbape ka rritur shpejtësinë dhe po i afrohet rrezikshëm. Lojtari i Real Madridit ka 20. Pa një kthese të papritur të ngjarjeve, lufta për golashënuesin më të mirë të sezonit do të zhvillohet mes dy sulmuesve, me Budimir në vendin e tretë, por me 15 gola.
PASIME – Kubarsi gjithashtu kryeson një tjetër rekord. Qendërmbrojtësi është lojtari që ka bërë më shumë pasime, me 2209. Për më tepër, në këtë kategori triumfi i Barçës është thuajse i dhënë, pasi lojtari i dytë është Inigo Martinez, me 1858. Podiumin e plotëson Blind, nga Girona, me 1761.
ASISTIMET – Anësori i ri i Barçës Jamal shfaqet më i pozicionuar deri në dy kategori. Pavarësisht se nuk është në pritshmëri përsa i takon golave, megjithëse ai e theu thatësirën në ndeshjen e fundit kundër Atletiko Madrid, talenti kryeson tabelën e asistimeve. Lojtari i ri ka bërë 11 pasime përfundimtare. Në vendin e dytë, të barabartë, janë Inaki Uilliams dhe Rafinja. Të dy lojtarët kanë nga 8.
DRIBLUESIT – Lamine Jamal kryeson gjithashtu, thuajse i vetëm, listën e futbollistëve me më shumë driblime. Lojtari ka 101, i ndjekur nga Lukebakio i Seviljas me 73 dhe Mabpe me 65. Duke parë diferencën në shifra, duket më se e mundshme që lojtari i Barçës do të përfundojë të jetë lojtari me më shumë driblime në La Liga, sezoni 2024-2025.
GODITJE NË KUADRAT – Një tjetër kategori ku dy lojtarë të Barçës po luftojnë për të përfunduar në krye të renditjes, janë goditjet në kuadrat. Aktualisht, renditja kryesohet nga Mbape, i cili numëron 62. Por Levandovski, në ka 40. Pak më pas është Rafinja, me 34.