Dikur një lojtar i Interit dhe tani një furrtar. Kjo është historia e pabesueshme e Fabio Macellarit.
Ai punon si furrtar në një furrë buke. Macellari ka përfunduar kështu ngaqë i ka harxhuar të gjitha paratë që fitoi përmes futbollit. “Kur je i ri dhe ke para në duar, ti nuk e kupton se ç’ndodh rreth teje.
Gjithmonë kërkon një standart më të lartë jetese. Gabimi im kryesor ishte që unë fillova të konsumoja edhe drogë. Unë shpenzoja pafund dhe këtë e kuptova vetëm në fund të karrierës.
Kur u tërhoqa nga futbolli, e kuptova që ishte thuajse e pamundur të jetoja. Aty ti e kupton që nëse nuk e nis nga e para edhe mund të vdesësh”, u shpreh Macellari në një program në “Mediaset”.