Vllaznia do të luajë këtë të diel përballë Egnatias gjysmëfinalen e dytë të “Final 4”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:00.
Një ndeshje mjaft interesante ku do të vendoset kundërshtari i Partizanit në finalen e madhe të titullit kampion. Në kampin shkodran atmosfera është mjaft pozitive, të cilët besojnë shumë te ky titull.
Është vetë klubi shkodran që ka shpërndarë një video në faqen zyrtare, aty ku shfaqen fëmijë që i bëjnë thirrje tifozëve që të mbështesin Vllazninë në stadium, madje edhe duke i kënduar ekipit të zemrës.