UEFA pak minuta më parë ka publikuar formacionin më të mirë të EURO 2020.

Me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”, qeveria e madhe e futbollit europian ka bërë publik formacionin me lojtarët që kanë spikatur në këtë kompeticion.

Në formacionin më të mirë shihet rreshtimi me modulin 4-3-3, në portë është Donaruma.

Në mbrojtjen e rreshtuar me 4, nga e djathta në të majtë është Uokër, Bonuçi, Meguajër, Spinacola.

Në mesfushën e përbërë me tre, janë Hojbjerg i Danimarkës, Zhorzhinjo dhe Pedri.

Ndërsa në sulm ndodhen, Kieza dhe Stërling nga krahët dhe Romelu Lukaku si qendërsulmues.