Gazeta e perditeshme sportive “La Gazzetta della Sport” ne Itali ka botuar ne revisten javore “Sport Week”,ctop listen e futbollisteve U20 te cilet konsiderohen e ardhmja e futbollit europian e boteror.
Jane plot 80 futbolliste te kesaj moshe qe jane zgjedhur, si pretendente per te jene titullar ne ekipet ku ato luajne. Dhe gazetaret italian Luca Bianchini dhe Giulio De Feo nepermjet komenteve te tyre shkruanin se keto talente nuk do te quhen me “bambini” pasi jane percaktues ne fitoret e Barcelones, Realit, M.City etj.
Nje suprizë e kendshme eshte perfeshirja ne “Top 80” U20 e futbollistit me origjine shqiptare, nga Shkodra Brajan Gruda, djali I futbollistit Bujar Gruda, osé me e thene me te plote, pinjoll i familjes se njohur futbollistike Gruda me ne krye Selman Gruden.
Brajan qe aktualisht eshte ne pronesi te klubit britanik Brighton renditet ne kete perzgjedhje ne vendin e 61-te duke lene prapa 19 futbolliste te kesaj moshe.
Ky vleresim eshte nje shtytje per afirmimin e Grudes ne futbollin britanik e atij europian duke terhequr keshtu vemendjen e Federates se Futbollit ne Gjermani, pse jo dhe te Federates Shqiptare per ta afruar ne ekipin kombetar. Kjo gjithsesi eshte ne deshiren e vete Grudes se ku do ta afirmoje ne vazhdimesi talentin e tij.
Listen “Top 80” e kryeson talenti i Barcelones Lamine Yamal, ne vend te dyte Arda Guler i Real Madrid dhe ne vend te trete braziliani Endrick po I Real Madridit.
Numrin me te madh ne perfaqesimin e talenteve ne “Top 80” e mbane Anglia me 10 futbolliste e me rradhe Franca 9, Spanja 8 ,Argjentina 7, Belgjika e Brazili 6, Turqia 5, Germania 4, Italia e Portogalia nga 3 futbolliste.
Me kete rast gazata “Shkodra Sport” i uron talenti Brajan Gruda nje te ardhme te sukesesshme duke nderuar jo vetem familjen me tradita futbollistike Gruda, por edhe qytetin e origjines se tij Shkodres.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 16.11.202
n G