Nje lajm sa befasues dhe intrigues qe kishte botuar gazeta Shkodra Sport me nje foto te mikut tim, veteranit te futbollit shkodran 93 vjecarit z.Ali Kullolli, me nxiti t’i rikthehem kujtimeve dhe arkivit tim.

Me Vllaznine e viteve 50-60, nje Vllazni aq simbolike jo vetem nga emrat legjendar te nje qyteti me tradita ne sport dhe art e kulture, por edhe te spikatur per harmonine, shoqerine e paster dhe per ndihmen ndaj njeri-tjetrit, ku te mirat e te keqijat i ndanin ne mes njeri- tjetrit, duke hyre e dale ne shtepite e tyre sikur ishin vllazen.

Ali Kullolli ne rolin e sulmuesit te majte, Ali Tepelija ne rolin e sulmuesit te djathte, si njeri dhe tjetri te shquar per pergatitjen teknike.

Ali Kullolli sa simpatik ne fushen e blerte aq simpatik dhe jashte fushen, nje alegro i vertete me humorin dhe zanin e tij brilant kur ekipi kethehej me fitore, autobuzi i ngjante me nje grup artistik qe kethej nga nje festival artistik.

Ali Tepelija nje natyre disi me e rezervuar ne mesin e kesaj shoqerine, ndoshta per faktin se vuante mbi shpatulla luften e klasave. Rjedhte nga nje familje tregatare e persekutuar me denime, burgosje, konfiskime te pasurive, pra duke perjetuar nje drame te vertete. Por ne mes asaj shoqerine ai ishte i barabarte, pasi kishte edhe shoke te kesaj kategorie.

Luajten bashke deri ne vitin 1957 kur ne Shkodren reaksionare do te miratohej nga Ministiria e Puneve te Mbrendeshme krijimi i shoqerine Dinamo. Pra Puna e Shkodres (Vllaznia) dhe Dinamo e Shkodres. Edhe tek Dinamo u rrjeshtuan jo vetem futbolliste me biografi te paster, por kishte te deklasuar.

Nje Vllazni e pergjysmuar ne dy ekipe qe kishin te njejtin objektiv, prezantimin dinjitoz te futbollit shkodran. Te dy ekipet kishin sportdashesit e saj qe nuk shfaqnin armiqesi kur zhvillohej derbi shkodran. E kjo per merite te futbollisteve qe luanin sikur perfaqesonin Vllaznine, por nuk mungonte egoja per fitore, nuk mungonte niveli teknik sa qe kalonte ne nje aventure te vertete.

Dhe mbahen ne kujtese dy ballafaqimet ne mes tyre ku ndeshjen e pare fitoi Dinamo 3-0, (20.3.1955) dhe ne ndeshjen revansh Puna rikthei emrin e Vllaznise tek fitonte 2-0 (10.6.1955).

Ish-stadiumi “Vojo Kushi” qe thuhej se kishte ne ato vite nje kapacitet prej 10.000 spektatoreve, e them me bindje te plote se vetem me Dozhen e Budapestit mund te behej nje krahasim per numrin rekord te sportdashesve.

Fitorja e Punes me 12.6.55 u shoqerua me gjemimin e lodrave sidomos ne tribunen perballe. Nuk kish ndodhur me pare nje histeri e tille tifozlleku ne Shkoder, e goli i dyte i shenuar nga Kullolli i ndezi flake tribunat e stadiumit. Ne ate kampionat Dinamo u klasifikua e katerta me 19 pike e Puna e gjashta me dy pike me pak.

Por per Kullollin e Tepeline ne ate vit mbetet e pashlyer nga kujtesa diskreminimi qe iu be tre futbollisteve te Punes pra Kullollit, Tepelise e portierit Boshnjaku, te cilet i grumbulluan me Dinamon e Shkodres per ndeshjen nderkombetare me Dozhen e Budapestit, por dy dite nga zhvillimi i takimit i larguan nga ekipi, nuk i ftuan as ñe banket, kur ne vendin e tyre me urdher te Ministrise se Brendshme u importuan ne Shkoder futbolliste te Dinamos se Tiranes.

Por per dy Alitë ka nje zhgenjim qe ka nje histori te trishtueshme jo vetem ato por per te gjithe ekipin, sportdashesit bile edhe tek qytetari me i thjeshte. Dinamot e Ministrise se Brendshme ne rrethe shkrihen dhe Puna e Diñamo bashkohen ne nje ekip.

Preteñdohet qe ky ekip ti sjelle Shkodres titullin kampion por HV mjaftohet me kaq “faji i te gjitheve, nga futbollistet, grupi i trajnereve, KOMITETIT te Fizkultures e sporteve, bile edhe me lart.Ndonje prapaskene qe mund te hap nje dosier? “Kapitull i mbyllur”- thote Kullolli.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 11.11.2022