Ne keto 6 harta, te Premier League (Angli), te La Liga ( Spanje), te Ligue 1 (France), te Bundesliges (Gjermani), Eredivisie (holande) dhe Seria A (Itali) eshte dizenjuar shorti i kampionateve te tyre per edicionin 2022-2023.

Shperndarja e skuadrave eshte bere sipas shortit dhe te krijohet pershtypja se edhe me dore te ishin vendosur duke, u shtrire nga veriu ne juge dhe nga lindja ne perendim, nuk do te ishte justifikuar me aq perpikemeri, shperndarja e skuadrave konkuruese.

Sigurisht qe ka shume faktore politike, ekonomike e kulturoro-social, pa harruar traditen e tyre pertej nje shekulli qe favorizojne nje ansambel kaq terheqes per t’i dhene çdo skuadre pavaresisht nga pozicioni gjeografik.

Dhe po te vesh perballe tyre harten e kampionatit shqiptar qe nis startin e tij te premten me ndeshjen Kukesi-Tirana, ndryshimi eshte si dita me naten.
Padyshim ajo qe varferon harten e Shqiperise eshte pjesmarrja e jo me shume se 10 ekipeve, qe per kete nuk kam pse te perserise argumentat e gazetarit te mirenjohur Besnik Dizdari qe prej kohesh i ka vene pikat mbi “I”, me shume profesionalizem jo vetem te nje gazetari profesionist, por te nja akademiku sportiv.

Une vetem do te shtoja se kjo harte qe nuk i perngjet asnje si shoqeje ne kontinentin europian ka dhe shkakun e shpopullimit te Shqiperise nga brezi i moshes rinore dhe pa perjashtue se tashme enrdra e çdo talenti shqiptar eshte te veshe nje nga ngjyrat e nje skuadre te ketyre gjashte shteteve me futbollin e tyre spektakolar.

Nëse do të vendoseshin këto harta në një muze futbolli, e gjithë vëmendja do të përqendrohej tek Shqipëria dhe kushdo mund të shtronte pyetjen se si mund të pretendojë Shqipëria një aktvitet zyrtar të UEFA-s dhe të FIFA-s me një kampionat të tillë futbolli.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 16.08 2022