Eshte e pajustifikueshme qe kur kethehesh pas nje viti ne vendlindjen tande, ne Shkoder, e te mos takohesh me dy mjeshtra te medhenj te futbollit shkodran e atij shqiptar, Sabah Bizi e Selami Dani. Jane dy emblema te Vllaznise qe qendrojne krenar ne panteonin e historise se nje klubi 104 vjeëar siç eshte klubi sportiv Vllaznia.

Eshte nje detyrim morale e shoqeror qe te ulesh ne tovoline me keto dy personazhe qe une kam patur fatin e privilegjin qe emrat e tyre t’i lakoj per disa dekada ne faqet e shtypit sportiv e kronikat sportive.

Sigurisht me superlativa pasi ato i kane dhuruar sportdashesve shkodrane emocione te pashlyeshme, jo vetem ne fushen e blerte por edhe si qytetar te denje te nje Shkodre te blatueme me krenarine qe i afronte kultura, arti, muzika e sporti.

Si Sabahi ashtu dhe Selamia kane shume per treguar per karrieren e tyre fytbollistike, duke mos harrue ate shoqerine e sinqerte qe ne bankat e shkolles e ma tej.

Nuk e pash te arsyeshme t’i kthehem kujtimeve te viteve 60-80 me keto dy emblema te futbollit shkodran, pasi nje liber i shkruar nga nje qytetar me taban shkodran, ish-prokurori Sokol Parruca, djali i ish-kryetarit te Komitetit Ekzekutiv te Shkodres Bilal Parruca, qe i ishte dhuruar Selamise e Sabahit, nepermes nje figure po sportive, Mhill Shkembi, na lehtesoi e na emocionoi biseden.

Jo me shume se 90 faqe qe mbanin aromen e nje miqesie e dashurie te pafale per Vllaznine legjendat e saj ne dekada, per tifozet e saj, per humorin e tyre dhe pa harruar korifenjte e artit dhe kultures shkodrane.

Sokoli, ka luajtur futboll me grupet e moshave deri tek te rinjte, ka patur mundesine te afrohet me keto legjenda ndaj ka nje kujtese te admirueshme tek spikatin disa nga portretet e fushes se blerte. Nje njohje me vone deri ne nje obligim per t’i nderuar ato.

Vdekja e hidhur e legjendes Ramazan Rragami qe eshte percjelle me respektin ma te madh per ne banesen e fundit i eshte afruar Selami Danit.

“Sot me mjeshtrin Dani percollem per ne banesen e fundit Zanin. I dridhej mjekra, ah sa dhimbje kishte ne heshtjen e tij. Na ço tek vend-pushimi i pasosun i Esatit. Diçka donte te ndante dhimbjen me te, sepse kodi i nje miqesie te shtrenjte nuk humbet kurre deri sa te ekzistoje njeri prej tyre”.

Dhe ne kete bashkbisedim te heshtur Sokoli i rikthehet kujtimeve te Vllaznise. I mungon Sabahi dhe i drejtohet ne nje perkushtim:

“E ndersa sot syte tek ai po shkojne drejt verbimit te plote dhe erresira ja ka mjegulluar shikimin, prap stilemi, ne te shohim ty dhe ti na sheh, se jemi pa gjithmone me syte e shpirtit”.

Duke lexuar keto radhe plote ndjenja te Sokolit e pashe te arsyeshme qe bisedat me Selamine e Sabahin t’i rregjistroj ne ipad.

Po ne keto faqe te librit 99 Enso (kushtuar djalit te tij) nuk mungojne edhe per te tjera legjenda te Vllaznise si per te madhin Din Zhega (…qanim nga gezimi i golave qe na dhuroje…), per nje tjeter embleme, portierin Paulin Ndoja (…shkurt Partia nuk ju donte, çka do te thote nje jete e jetuar ne nje tmerr, por ndersa ne ju donim edhe me shume se padrejtesisht po veprohej me ju”.

Nuk harron Çapalikun, Durrajn, Arren, Paçramin, Rin Monajken dhe personalitete te tjera te artit e kultures se qytetit te tij te lindjes.

Tek mbylla faqen e fundit, mu ba se Vllaznia hyri ne çdo familje shkodrane, tek i drejtohet te ndjerit Rragami “se kjo ishte mrekullia e juaj, magjia e juaj, qe benit per vehte nje popull te tere”.
NAMIK MEHMETI
Shkoder, qershor 2023