Te marten ne daljen e saj javore gazeta sportive “CALCIO DI PIU”, botim i Toskanes, ne mes shume komenteve te ndeshjeve te grupmoshave, terheq vemendjen komenti i gazetarit fiorentinas Francesco Messeri per ndeshjen e grupmoshes U17 ne mes kiubeve sportive “Sporting Arno” dhe “Cattolica Virtus”.

Ne formacionet e dy ekipeve spikasin edhe emrat e futbollisteve shqiptare qe kane lindur e rritur ne Toskana, si Mirashi (Cattolica Virtus) dhe E. Krasniqi, Rexhaj e B. Krasniqi (Sporting Arno). Skuadra “Cattolica Virtus” me trajner Diego Murras fitoi me rezultatin e paster 3-0 ku golin e trete e shenoi futbollisti i talentuar me origjine nga Shkodra Gerard Mirashi.

Ne faqet e gazetes “Shkodra Sport” emri i Mirashit eshte permendur jo njehere per prezantimin e tij ne rolin e qendermbrojtesit dhe te golashenuesit. Golat e Gerit (keshtu e therrasin shoket) fale pergatitjes se tij teknike jane te nje klase te vertete, ku ai fale shtatelartesise se tij trupore (1.90 m i gjate) shfrytezon me aftesi krosimet e shokeve nga fundoret e goditjet e tij me koke jane gjithnje te pandalshme nga portieret.

Por golat e Mirashit vijne edhe nga goditjet e fuqishme si me kemben e djathte apo me te majten. Ja disa vleresime te shkeputura nga komenti i gazetarit italian Messeri: “Minuta e 19-te godet me koke shtatelarti Mirashi, e perplas topin shume bukur ne toke e me pas ati gjen shtyllen transversale, e cila i mohon atij nje gol kryeveper”.

“Ishte nje merite e mbrojtesit Mirashi, i fuqishem dhe i forte si shkembi i cili shfrytezon me mjeshtri krosimet e shokeve me dajet e tij ne krah, ku sot mund te shenonte tre gola.

Goli i trete i “Cattolica Virtus” ne ’87 mban firmen e Mirashit ku goditja e tij befasoi portierin kundershtar i cili nuk e mori vesht nga e gjeti te çaren e mbrojtjes duke e shtangur ate kur topi pushoi ne rrjete”.

Edhe me perpara kam terhequr vemendjen e specialisteve te FSHF-se per performancen qe prezanton ky talent ketu ne Firenze, ku afrimi me ekipet kombbtare te moshave nuk kerkon t’i behet me ndermjetesi e hater, por si nje merite e Mirashit.

Ai ka shume endrra per te realizuar si me veshjen e fanelles kuq e zi, por dhe te jete nje Cannavaro qe e frymezon per te arrite deshirat e objektivat e tij. Kete te shtune pritet te jete prezent ne Firenze prokuratori i talentit Mario Mitaj, i cile do te ndjeke perveç vlonjatit Veis Shenaj qe luan tek “San Giovanese” edhe shkodranin Gerard Mirashin.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 1.11.2023.