Eshte nje rast I ralle, jo vetem ne sportin shqiptar, por ma do mendja edhe pertej kufinjve te Shqiperise qe te takosh ne moshen e trete, pra tek 80-tat dy traniere qe vazhdojne te jene “banore” te perhershem ne pallatin e sportit dhe ne pisten e atletikes. E kam fjalen per dy figura sportive te njohura ne Shqiperi, 84 vjeçari RENATO RADOJA dhe 74 vjecari VILDAN TUFI.

 Jane te njohura rrugetimet e tyre ne sportet e tyre te preferuara, i pari ne basketboll dhe i dyti ne atletike. Qellimi i kesaj skice nuk eshte te rreshtoje trofete e tyre si sportiste dhe trajnere, por te nxjerre ne pah nje veçori te tyre qe sfidon moshen, pasionin dhe vullnetin e tyre.

Pa dyshim qe duhet thene per lexuesin e “Shkodra Sport” se Mjeshtri I Merituar Radoja ka koleksionuar tituj kampioni me Tiranen (ish 17-Nentori), si basketbollist e trajner, po keshtu dhe me Vllaznine ku dha nje kontribut me te madh. Radoja I nderuar me titullin “Mjeshter I madh” dhe “Nder I sportit shqiptar” ka qene nje virtuoz ne fushen e basketbollit, ku topin e ka bindur te perfundoje ne kosh me vleren e dy apo tri pikeve si ne nje basketbollist i NBA aq sa ne Ballkaniaden e Tiranes ne vitin 1965 u perzgjodh si basketbollisti me teknik.

Po keshtu mjeshtri Vildan Tufi qe i perket nje familje sportive tek Vllaznia, zgjodhi pisten per te treguar talentin si kampion absolut ne garen me te veshtire, ate te 10 gareshit, ku per here te pare ne atletiken shqiptare aplikoi ne kercimin se larti stilin “Fosbur”, renien ne gropen e reres duke kaluar steken me shpine.

I hyri rruges se trajnerit pasi mbrojti Doktoraturen ne France, iu perkushtue punes si tranier i kercimeve duke afirmuar Kampionë Ballkani dhe Europe, me pjesmarrje ne Olimpiadat  Boterore. Njihen talentet qe kane afruar tek Vllaznia keto dy trajnere te palodhur nga vitet dhe thinjat, pa i hyre rreshtimit te emrave pasi nuk kemi ndermend t’i perserisim.

Ajo qe spikat sot eshte pasioni i tyre per te mos rreshtur ne pergatitjen e basketbollisteve dhe atleteve. E shoh se e kane te veshtire t’i kthejne shpinen pallatit te sportit dhe pistes se atletikes. Ne kete moshe mjeshtri Radoja nuk e ka per ofeze te ulet perkrah nxeneses se tij nje tjeter Mjeshtre e Merituar Xhuli Shestani dhe te ndajne se bashku gezimin e trofeut kampion me rejat per dy vite radhazi.

Ka percjell emra te njohur ne arenen nderkombetare trajneri Tufi dhe pas kampionit te Europes Smajlaj ne kercim se gjati, ai i gezohet nje tjeter emri qe shpejt do te jete ne rradhen e pretendenteve ne kercim se gjati. Behet fjale per 15 vjeçaren Erisa Rrasa qe ka kapur kufinin e 5.54 cm.

Pra dy  trajneret Radoja dhe Tufi duke sfiduar moshen e tyre, ne vend qe si gjysher te mire te kalonin me shume ore prane nipave e mbesave, kane  menduar qe disa ore t’i dedikohen edhe nje grupi vajzash e djemsh te familjeve shkodrane, duke justifikuar besimin e tyre qe i kane besuar per disa ore lodhje e argetimi femijet e tyre.

Bile ndihen dhe krenar qe femijet e tyre jane nen kujdesin e dy emrave me te nderuar ne qytetin e Shkodres. Po çfare ndjene keto sportiste ne  fitoret e kampionit, kur marrin nje kupe e diplome, kur ngjiten ne kete moshe ne podiumet e nderit? Pa dyshim nje kenaqesi dhe siguri per te ardhmen e tyre per te cilen enderrojne kur ndjehen ne duart te sigurta  te tranireve Radoja a Tufi.

I kam ndjekur keto dy mjeshtra te sportit ne rrugen e tyre si sportiste dhe si trajner, kam shkruar ne vite kronika, intervista, portrete dhe kam menduar se I kam thene te gjtha. Por jo. Çfare afron klubi Vllaznia, Bashkia, per te stimuluar keto talente.?Me duket se ketu ka per thene me shume sesa vete sakrifica qe bejne keto femije,prinder dhe trajnere?

Pra, duhet menduar edhe per nje stimul material. Dhe dy personalitet qe skicuam jane velur me tituj e trofe, por nuk do te ishte e tepert qe emrat a Renato Radojes dhe Vildan Tufit diku Bashkia  duhet t’i skalite ne memorien e shkodraneve, pasi  t’i falesh sportit me shume se gjysme shekulli jete, eshte nje sublim dhe perkushtim qe nuk perkon me realitetin me te cilen perballen.
Namik Mehmeti
Firenze, 3 maj 2019