Familja e njohur shkodrane Karafili, nje familje e persekutuar nga rregjimi diktatorial i Enver Hoxhes, i ka dhenē shume sportit shkodran ne vite. Emrat e Nini e Dodona Karafili jane regjistruar ne librin e arte te historise se klubit 104 vjeçar te klubit sportiv Vllaznia.
Qe ne moshen 13-14 vjeçare ato u bene kampionë ne sportin e atletikes dhe te volejbollit duke vendosur rekorde kombetare e duke i shpallur per disa vite radhazi kampione te Shqiperise. Per dy motrat Karafili eshte shkruar here pas here ne shtypin sportiv lokal e kombetar, si ne vitet e diktaturēs komuniste ashtu ehe ne vitet e Demokracise. Dhe per kontributin e tyre ato jane nderuar me tituj e urdhera nga pushteti lokal.
Por si vēllai i tyre Franko Karafili, djale xhaxhai e tezeje me Ninin e Dodonen per njē njolle ne biografi ēshtē lene ne harrese nga klubi Vllaznia. Babai i Frankos, Niko Karafili nga qyteti i Korçes, i diplomuar ne Universitet Europiane si ne Montepjele ne France dhe ne Belgjike, per financa e punoi me shume ndershmeri ne Ministrine e Financave te Monarkisē Zogiste dhe ne fillimet e vendosjes se diktaturēs komuniste po ne kete ministri deri ne fundin e vitit 1945.
Megjithē njohjen e siperfaqshme me diktatorin Hoxha, ai si te gjthe intelektualet qe ishin diplomuar ne Perendim, ishte nēn suverjimin e Sigurimit te Shtetit. U debua nga Tirana ne qytetin e lindjes Korçe ku pas shtate-tete vitesh pune me perkushtim si financier, i inskenohet nje akuze per deme ekonomike dhe denohet me pushkatim.
Atehere Franko 9 vjeçar se bashku me te gjithē familjen Karafili vendosen ne Shkoder duke gjete mbeshtetjen tek prinderit e nanes se tij. Edhe Franko ishte qe bankat e shkolles shtatevjeçare i apasionuar pas sportit sidomos volejboll e gjimnastike duke premtuar shume per te ardhmen.
Ndërsa Franko përjetonte këto dhimbje që në fëmijëri, hyri me shumë vullnet për të marrë me shokët, maturën në gjimnazin e Shkodrës. Pasioni për sportin, shpejtë do ta afirmonte si një talent i lindur, për volejbollin e gjimnastikën. Trup elegant, me parametrat fizike për t’u pasur zili, nga ajo fushë volejbolli e improvizuar, në oborrin e një familje të njohur shkodrane, profesoreshës së pianos Ilda Melgushi, ku me shokët e tij, Ndoc Pistullin, Viktor Jubanin, Filip Guraziun, Gjon Çobën etj, do të hidhte hapin për të kaluar në ekipin e të rinjve të “Vllaznisë”, me trajnerin e njohur në sportin e volejbollit Tonin Bjanku dhe së bashku me të rinjtë, si: Xhelal Haxhi, Ndok Pistulli, Viktor Jubani etj., do të shpalleshin kampion të Shqipërisë. Sportdashësit e shumë shkodranë të asaj kohe, e mbajnë m3nd Frankon, në pozicionin e shuterit, ku ai ishte i papërmbajtur përballë bllokut kundërshtar.
Duke manifestuar një përgatitje të lartë teknike, kjo dhe fal dhuntive të tij, për të qenë një sportist i gjithanshëm, pra i lindur për talentin që manifestonte, jo vetëm në volejboll, por edhe në basketboll, futboll dhe atletikë. Dhe jo rastësisht, Franko do të tërhiqte vëmendjen e trajnerit të gjimnastikës, tek “Vllaznia”, mjeshtrit Mustafa Smaja, një personalitet i njohur i sportit shkodran.
Dhe në fotografinë si kapiten i ekipit të gjimnastikës, Franko të le përshtypjen e një sportisti elegant që, do t’i manifestonte ushtrimet në paralele, në unaza, në hekur, etj., duke shpalosur një art të vërtetë.
Por ëndrra e dëshira e tij, ishte të bënte karrierë në sportin e volejbollit. Dhe për këtë ëndërr, ai kishte dhe mbështetjen e nxitjen e trajnerëve e specialistëve të këtij sporti, te Klubit “Vllaznia”, si: Dan Doçit, Franc Jakovës dhe Mark Grimcit.
Një nxitje e frymëzim për të bë karrierë sportive, ishte dhe fakti se në familjen Karafili, ishin afirmuar dy simotrat, Nini e Dodona, në atletikë dhe volejboll të cilat, dhanë nja kontribut të çmuar tek “Vllaznia” për disa vite me radhë.
Nini, që në moshën 13 vjeçare, konkurroi në kampionatin kombëtar të atletikës, duke zënë vendin e tretë në garat 100 m. e 200 m. si dhe në stafetën 4×100 m.
Ajo fitoi shpejte besueshmërinë e trajnerit të mirënjohur, Fehti Dizdari i cili, përveç garave të shpejtësisë, e aktivizoi edhe në garën e 800 m. Nini, e justifikoi më së miri këtë besim të trajnerit, jo vetëm duke u shpallur kampione, por përmirësoj edhe rekordin kombëtar, të mbajtur nga atletja e njohur, Myzafere Sajli.
Në gjirin e ekipit të atletikes shkodrane, në vitet e para të pasluftës, bënin pjesë një grup vajzash të talentuara, të cilat më pas do të bënin emër të madh dhe një pjesë e tyre do të shpalleshin ‘Mjeshtre të Merituara të Sportit’, si: Marije Rranzi, Gjystina Paloka, Pina Vuka, Lajde Banushi, Asime Pipa, Pina Thani, Kjara Paci, Aneta Baba etj.
Këto vajza, do t’i hapnin rrugën më pas një brezi tjetër vajzash të talentuara që, për 17 vite radhazi, “Vllaznia” me Feti Dizdarin në krye, do të ishte kampione kombëtare. Po kështu motra tjetër, Dodona, përveçse atletikes, do të përfaqësonte, “Vllazninë” në volejboll, ku në vitin 1947, ai ekip do te shpallej kampione e Shqipërisë.
Por për Frankon, sportistin me të një ardhme premtuese në volejboll, basketboll, gjimnastike etj., nuk që e thënë të vazhdonte atë prezantim dinjitoz që, bëri tek ekipet e të rinjve, duke u shpall kampion kombëtar, me shokët e tij, si: Jubani, Haxhi, Pistulli, Çapaliku, Gjergji, Peja etj., në volejboll, dhe shokët e tij në gjimnastikë, si: Paçrami, Çuni, Pali, Sopi, etj,.
Por “kleçkat në biografi”, ku herë pas here i përmendej emri i atit, (Niko Karafili, i pushkatuar nga regjimi komunist), ngrinin krye sa herë që bëhej fjalë për të ardhmen e tij, në gjirin e ekipeve të rriturve, pasi trajnerët as, që e diskutonin kalimin e Frankos, në ekipet e volejbollit, gjimnastikës dhe atletikës, për të rriturit, pavarësisht moshës 18 vjeçare.
Nëse ëndërronte të merrte maturën në gjimnazin “28 Nëntori” të Shkodrës ku, ashtu siç shkëlqente në sport, edhe në mësime ishte po aq i shkëlqyer. Kishte ndikuar shumë në prezantimin e Frankos, si një pinjoll i familjeve qytetare me kulturën europiane, trashëgimia, qoftë nga nëna shkodrane e, babai korçar. Ndaj dhe nga mësuesit e shokët në shkollë dhe nga trajnerët në sport, Franko gëzonte respekt e simpati, me atë prezantim prej një fiziku, sikur e kishte gdhendur një skulptor.
Nuk mjaftuan edhe mbështetja që i afruan drejtuesit e Klubit Sportiv “Vllaznia”, pasi Dega e Punëve të Brendshme, Komiteti i Partisë dhe Këshilli i Lagjes, kishin dhënë ndëshkimin, në emër të luftës së klasave. Largimi nga sporti, ndikoi shumë në të ardhmen e djaloshit 18 vjeçar, i cili, për t’i ardhur në ndihmë nënës, të lodhur nga vuajtjet e jetës, u detyrua dhe hyri në punë.
Nuk i afronin asnjë favor, për ta sistemuar në një profesion, por, ashtu si të gjithë familjeve me “biografi te keqe”, edhe Frankos, i treguan Fabrikën e Tullave, pra në një punë krahu nga më të rëndat. Por edhe në atë kushte, ai gjeti forca dhe i hyri një shkollë profesionale të mbrëmjes, (në degën e Ndërtimit) ku shkëlqeu si gjithnjë në mësime dhe mori zanatin e muratorit, duke punuar në vepra dhe objekte të ndryshme që asokohe ndërtoheshin në Kukës, Elbasan dhe në qytetin tij.
Në të gjitha këto objekte dhe ndërmarrje ku e dërguan, ai punoi me një korrektesë të jashtëzakonshme, duke mos i’u nënshtruar për asnjë moment provokimeve që i bëheshin herë pas here nga njerëzit e future nga ana e Sigurimit të Shtetit. Kur ishte në objektet e ndërmarrjet e rrethit të Shkodrës, pas një dite të lodhshme pune, ai do të gjente kohën për një shëtitje, në xhiron tradicionale në Piace, me atë ecjen e tij elegante dhe kryelartë.
Franko krijoj familje, duke e lidhur jetën me një vajzë të shkëlqyer, pinjollë e një fisi po të persekutuar, Gjystinën, vajzën e Mirosh Mirashaj, i cili ishte shpallur kulak dhe i dëbuar nga pronat e trashëguara brez pas brezi, të cilat shtriheshin nga Ishmi, e deri në në Milot të Kurbinit, që asokohe ishin nën juridiksionin e rrethit të Krujës.
Me rrëzimin e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, në fillimin e viteve ’90-të, Franko ishte nga të parët që u afrua ne Partinë Demokratike ku, kartën e anëtarësisë, ia dorëzoi Arben Broci (“Pishtari i Demokracisë”), ndërsa ai vazhdonte të punonte në Fabrikën e Tullave.
Më pas, për 13 vite me radhë, Franko shërbeu me zell dhe përkushtim të rrallë, si inspektor në Bashkinë e qytetit të Shkodrës, (kryetar i degës së seksionit të pestë) ku kryente dhe detyrën e kryeplakut, për lagjet “Serreq”, “Arra e Madhe” dhe “Tre Heronjtë”. Ne vitin 2017 babai i Frankos, Niko Karafili u dekorua nga Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bujar Nishani me titullin “Martir i Demokracise”.
Por nese sporti e braktisi per arsyet qe thame me lart, Franko do te mbetej gjithnje sportiv. U nda nga jeta me 12 mars 2021 ne moshen 79 vjeçare.
Namik MEHMETI