Pas nje muaji stervitje ne rradhet e skuadres se Beneventos U19, mbrojtesi shtatelarte Gerard Mirashi arriti te fitoje besimin e tranierit Tudisco i cili e aktivizoi Mirashin per 90 minuta ne takimin ndaj skuadres Sudtirol.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme per Kupen e Italise per U19. Skuadra e Beneventos duke patur mbeshtetjen e sportdasheseve te saj ushtroi presion ndaj kundershtarit duke e zhvendosur lojen ne gjysmefushen e Sudtirolit.

Mbrojtesi I qendres ne krahun e djathte Gerard Mirashi, jo vetem qe u be njev postbllok i pakalueshem nga sulmuesit e Sudtirolit me nderhyrjet e tij efikase e ne kohen e duhur, por nuk munguan edhe daljet e tij ne ndihme te sulmit duke dhene pasime te sakta e mjaft efikase per shoket e tij ne sulm.

Por 90 minutat nuk mjaftuan per te percaktuar skuadren fituese dhe kete do ta percaktonin goditjet nga pika e bardhe e penalltive. Skuadra mike e Sudtirolit u tregua me e sukseseshme duke ekzekutuar ne sukses te pese gjuatjet nga pika e 11 metershit, ndaj kater gjuajtjeve te suksesshme te Beneventos.

Pas ndeshjes Mirashi per “Shkodra Sport” tha: “Ndonese u eliminuam nga gara per Kupen e Italise, kete forme qe prezantuam ne kete takim do ta tregojme edhe ne ndeshjet e kampionatit ku mendoj se trajneri Tudisco ka krijuar besimin ne aktivizimin tim ne formacionin baze”.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 1.11.2024