Kam shkruar disa herĕ për portierin e shquar të Vllaznise, të ndjerin Paulin Ndoja që u nda pak ditë më parë nga gjiri i familjes, farefisi, shoket e miqtë dhe nga sportdashesit shkodranë që e adhuruan, e duartrokiten, por edhe Paulini ia kishte shperblyer atyre me shumë dinjitet.


Kam shkruar komentet e ndeshjeve të Vllaznisē, ku Paulini ishte percaktues me talentin që shfaqte jo vetem në prani të sportdashēsve shkodranë në stadiumin ish-“Vojo Kushi”, por në gjithë stadiumet e Shqiperisë duke fituar admirimin e spektatoreve, deri ne Skrapar ku me thote një mik i imi këtu në Firenze i cili ka luajtur me Paulinin, Resmi Hidershaj, “Paulini afroi dhe spektatoret që na mungonin”.


Kam shkruar edhe duke e kritikuar për ndonjë gabim në ruajtjen e portës si në finalen e parë të Kupës së Shqiperisë 1972 në Kavajē me Besen, ku pësoi dy gola apo në një ndeshje kampionati në Shkodër me Flamurtarin ku Paulini pësoi 4 gola duke venë në diskutim fitoren e Vllaznise 5-4.


Dhe gjithnje pranonte se kritika ishte e drejte pa krijuar debate. Por ajo që e bente te vuante shpirterisht Paulinin ishte se futbolli edhe mund ta tradhëtonte një ditë për shkak të biografisë.


Dhe rehabilitimin e pare me ardhjen e Demokracise e bera me një dossier ku Paulini i shprehu pa censure te gjithe padrejtesitë e intrigat që I kishte thurrur diktatura komuniste.


Por duke kujtuar e lexuar dosier te tjere te shkruar nga koleget e mi ne Shkoder e sidomos nga Besnik Dizdari, penda e te cilit kishte guxuar te shkruante pa ndrojtje edhe ne vitet e diktatures.


Dhe do te ndalem tek ngjarja e 4 qershorit 1972 ku dy gazeta partiake “Zeri i Popullit” dhe “Bashkimi” do t’i benin jehonĕ fitores së titullit kampion nga Vllaznia, ngjarje kjo që u quajt me të drejte “Titulli trondites që i ndryshoi historine futbollit shqiptar”.


Mbas 26 viteve nga titulli i vitit 1946, Vllaznia në Kryeqytetin e Shqiperisë i thoshte mjaft ma Dinamos e Partizanit se rradha eshtë e jona.
Vleresimet ishin nē maksimum për të gjithë futbollistët me nē krye trajneret e mirenjohur Xhevdet Shaqiri e Xhelal Juka. Per këte te dytin pinjollin e familjes zogiste Juka, nipi i Musa Jukes, vleresimet ishin jashte censures se diktatures komuniste.


Dy gazetaret e dy partiakeve “Zeri” e “Bashkimi” Petrit Cani e shkodrani Besnik Dizdari ne artikujt e shkruar jashte standarteve e porosive te partise kishin thyer kornizat, duke kaluar nga nje klishe sterotipe ne nje reportazh klasik pēr një kampione kombetare ku në ndeshjen e fundit në ish- “Qemal Stafa” kishte mundur 4-1 Shkendinë e Mjeshtrisë Sportive.

Ja si shkruante gazetari P.Cani:
“Skuadra përbahet nga lojtarë të rinj, djem të dashuruar pas futbollit. Eshtë dalluar vija e sulmit e cila duke patur dirigjent të zotin siç eshte S.Bizi, i cili ka dale shpesh fitues mbi kundershtarin, por një kontribut jo pak të rendesishem ka dhenë portieri Paulin Ndoja, i cili me shkathtesinë e mprehtesinē e tij ka mbrojtur porten me dinjitet”.


Duke iu kethyer kujtimeve të këtij eventi historik në nje dosier mund ta quajme ,në tri pjesë botuar nga gazetari i shquar Besnik Dizdari në “Panorama Sport” e “Futbolli Shqiptar” ai shkruan:


“Vllaznia e Shkodrës është një histori kampionia e shpirtit të madh sportiv,e një pasioni të pastēr , geniun, e nje zhvillimi talentesh të me dhenjë, tē futbollit edhe pse te vogel shqiptar.


Dhe kurrsesi vetëm e treshes unike Ramazan Rragami – Medin Zhega – Sabah Bizi, por edhe djemve te tjere rreth tyre duke filluar nga legjenda Paulin Ndoja, Hajrullah Leka, Millan Vaso, Menduh Dedja, Suad Duraj, Ismet Hoxha, Leke Koçobashi, Çesk Ndoja, Rauf Çanga, Esat Rakiqi, Selami Dani, Zyhdi Basha, Vitor Plumbini e Nazmi Qeraj. E gjithe veper e dyshes së paharrueshne të trajnereve Xhevdet Shaqiri e Xhelal Juka.”


Dhe komenti i Dizdarit shoqerohet me foton e ekipit kampion ku përhere te pare kjo gazete shoqëron foton me emrat e protagoniste kampione, foto kjo e fotoreporterit Petrit Sheqeri, ku ne mes tyre dallohet me uniforme civile mjeshtri i madh Zhega, i cili kishte kalue nje faze te gjate demtimi duke u rikthye ne gjirin e Vllaznise duke sfiduar mjekesine sportive.


Kjo histori jo i vetem e P. NDOJES por e gjithë Vllaznise per te cilen Paulini sa mori duartrokitje e merita nuk mungoi edhe zhgenjimet qe i afroi futbolli.


Jehona e ketij titulli kampion kaloi çdo parashikim qofte nga mbështetja e një tifozërie te mrekullueshme e cila nga Shkodra ne Tirane e kthim sakrifikonte per te qene prezent duke udhetuar edhe me biçikleta.


E ndersa admirimi per te gjithe protogonistet e ekipit admirimi per Paulinin ishte disi i veçantë. A do te rehabilitohet pas dy sukseseve ne kampionat e kupe PAULIN NDOJA ku per një cen ne biografi i vihej vize emrit te tij per te dale jashte shtetit e per t’u grumbullue me kombetaren. E kete gje e vuanin edhe trajneri Juka, futbollistet Lekaj dhe Koçobashi e ma pare edhe Çapaliku.


Sinjali ishte dhene se diçka do korigjohej. Dhe kjo kishte ndodhur kur Vllaznise ne piken e çlodhjes se udhëtarëve ne Zejmen te Lezhes kur udhetonin per Tirane ishte ngritur nje “postbllok”. Autoritetet me te larta te qeverisjes vendore sekretari i pare i komitetit partise Prokop Murra e Kryetari i pushtetit lokal Bilal Parruca kishin dale për te pritur ekipin e per ta pergezuar.


Dhe e papritura kishte ndodhur kur Paulini ishte ftuar ne tryezen kryesore ne mes udheheqjes lokale. Edhe shokët ishin ngazëllyer pa treguar shenja egoizmi. Dhe kthimi ne Shkodren e zgjuar ne mesnaten e 4 e 5 qershorit 1972 ekipit iu be nje pritje emocionuese me thirrjet “Vllaznia, Vllaznia” dhe nuk mungonin edhe thirrjet “Ndoja, Ndoja”.


Por nuk vonoi sinjali nga Tirana, Ministria e Mbrendeshme nuk toleronte qe te duartrokitej nje emer që kishte njolla te dyfishta ne biografi nga fisi i tij e nga fisi gruas. Varja e kepuceve ishte dhimbja ma e madhe shpirtërore qe kishte ndie legjenda Paulin Ndoja, por edhe i gjithe komuniteti e qytetit verior i njohur per qendresen antikomuniste.


Edhe pse ai rahabilitim i munguar u be pas përmbysjes së diktaturës komuniste, ku Paulini me modestinë e tij edhe pse u be nje figure qendrore tek klubi Vllaznia, mbeti gjithnje i rethuar nga simpatia e sportdashesve shkodranë.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE