Nëse ai stërvitet dhe i kushton kohën boksit, ai nuk mund të punojë dhe nëse punon nuk mund t’i përkushtohet pasionit të tij asht siç duhet.
Duke patur parasysh se shumë të rinj sot janë prindër, ata kanë obligim të kujdesen për familjen dhe të marrin vendimin e ashpër për ndalimin e boksit për të mbuluar shpenzimet e tyre.
Në shumë qarqe mund të shikosh mbështetje për profesionistët, apo figurat publike, por shumë pak mbështetet një boksier amator, apo një djalë që dëshiron të ecë përpara dhe të arrijë objektivat. Por mbështeten vetëm kur atëherë ato bëhen figura
Njerëzit e sportit nga disa qarqe diskriminojnë boksin, duke thënë që është që është një sport i ulët dhe pa arritje. Më falni, por dua të qesh nganjëherë: A nuk shohin TV se si na përfaqësojnë boksierët tonë?
Ata analizojnë se është një sport i ashpër, por nuk vlerësojnë sakrificën e madhe para çdo ndeshje dhe ata nuk e shohin këtë. Boksieri është i vetëm sipër ringut, nuk ka 10 veta që e shoqërojnë dhe nëse lodhet, apo dëmtohet nuk ka ndryshim sepse ai është aty sërish për t’u përballur pavaresisht gjendjes të tij.
Gjeni 15 minuta kohë dhe shkoni në palestrën e boksit të shihni nevojat që kanë këto boksierë, veshjet, ushqimet, elementet me të cilët punojnë dhe pavarsisht të gjitha këtyre vështirësive dhe kundërshtimeve ata vazhdojnë të stërviten, arrijë të fitojnë kampionate, tituj, medalje.
Pa mbështetjen e askujt, imagjinoni sikur dikush t’i ndihmonte me këpucë, komplete, doreza, bazë materiale apo mbështetje financiare. Sot mund të themi se numërohen ata që i mbijetojnë sportit të boksit dhe nga ata që i mbijetojnë pak i’a dalin.
Dhe ata që rezistojnë arrijnë të fitojnë sepse kurrë nuk dorëzohen dhe ndjekin ëndrrat e tyre përballë të gjitha fatkeqësive. Prandaj le t’i mbështesim të rinjtë tonë të largohen nga rruga, droga, problemet familjare dhe le të zgjedhin palestrën si zgjidhje. Në palestër nuk mësohet vetëm boks, por mësohet respekti, sjellja dhe përulësia.