Si po pregatitet KOKSH per Olimpiaden Paris 2024 sipas meje! Duhet besuar Erkandi per çfare ka shkruar sot?! Analizen time po e filloj nga shkrimi i sotem i emblemes se peshengritjes shqiptare E.Qerimaj.

Eshte e trishte dhe e tmerrshme tek lexon arsyet e ketij shkrimi nga njeriu qe ka djersitur me shume se çdo sportist tjeter shqiptar, ka fituar trofe pa fund ne te gjitha aktivitetet kombetare dhe nderkombetare, ka treguar qendrueshmeri me shume se kushdo tjeter ne realizimin e rezultateve shume te larta per rreth 2 dekada, se fundi ka surprizuar me performancen shume te mire ne Kampionatin Europian ne Sofie (Bullgari)! Pra miq ky njeri ka folur sot qe une i besoj absolutisht.

Erkandi per mua ka vlera te veçanta pasi perhere ka qene kritik dhe asnjehere tolerues me padrejtesite ne federaten e piset te peshengritjes shqiptare.

Eshte fatale dhe jo sportive e njerezore tek shikon se si nuk perkrahet Erkandi nga gjithe koleget e tij per shkrimin fundoses te federates dhe presidentit te saj.

-Zgjedhjet e reja e te ndreshme jane jetike!

Peshengritja ka nevoje urgjente per angazhime, mendesi, e stil te ri pune gjithmone me ndershmeri absolute.

-Kur kane mbetur edhe 4 muaj nga fillimi i Olimpiades, une si nje njohes i sportit dhe funksionimit te Olimpiadave verej se mungon fryma e ndershme olimpike. Ka vemendje te gabuar dhe shkaterruese per gjithe sportin amator dhe profesionist.
Dyshja Erion Velija dhe Fidel Ylli po punojne shume, shume keq ne kete drejtim. Dhe ne rast se Erionit edhe mund t’i falet pasi s‘ka ide per sportin, por e shfrytezon vetem per politik, Fidelit nuk i falet, pasi perhere kam besuar se eshte njohes i mire i sportit ne pergjithesi.

Mendimi i KOKSH-it per t’u perfaqesuar ne Olimpiade me sportiste te importuar nga jashte vendi per mua eshte fundi i zi i sportit shqiptar.

I dashur Fidel mos ushqeni dhe trumpetoni kete menyre pune per perfaqesimin e sportit shqiptare ne arenen nderkombetare!
Çfare i vlen Shqiperise dhe shqiptareve ky lloj fallsiteti ne perfaqesim nderkombetare me sportiste qe skane asnje lidhje me Shqiperine??kur dihet se ato vijne vetem per parate pa fund qe marrin.

Eshte shkatrrimtare dhe dekurajuese per gjithe sportin shqiptare kjo qe po ndodh. Te gjithe kane te drejte te inatosen dhe te flasin per absurdin qe po ndodh me sportiste te importuar. Me kete qe ndodh tregon qe ligjet shqiptare per pasaportizim shkelen e tjetersohen ne menyren me abuzive.

Padyshim gjithe keto para pa fund duhet te investohen me durim, qetesi, dije e ndershmeri ne akademite sportive te te gjitha llojeve. Shqiperia ka nevoje per politika te ndershme sportive ku te vleresohet puna, talenti dhe krijimtaria sportive nga vete shqiptaret.

Nuk ka nevoje qe te vazhdojme e rrejme e mashtrojme vehten tone me perfaqesime nga sportiste te huaj. Duhet me ndershmeri te pranojme nivelin tone profesional e kulturor, kushtet sportive, vleresimet profesionale dhe ne fund ate qe vete shqiptaret jane ne gjendje te prodhojne per nje pjesemarrje ne Olimpiada Boterore.

—Boll ma me rrena dhe per perfitime politike pasi me nje popull e votues te kulturuar te kthehen ne bumerang.

Deshiroj qe menjehere te fillojne veprimet organizative per grumbullimin e sportisteve shpresedhenes per pjesemarrje ne Olimpiade dhe te punohet me profesionalizem e ndershmeri, qe pjesmarrja te jete sa me dinjitoze.
-Me shprese ne mirkuptimin tuaj dhe te KOKSH-shit, ing.P.Hoxha.