Ernesto Valverde po “spërkat” disa rekorde këtë sezon. Barça synon shumë lart, do ta përfundojë sezonin me numra që hyjnë në histori. Sfida tjetër, për të barazuar dhe tejkaluar numrin e ndeshjeve të pakonkuruara të azulgranave.

Deri tani, Guardiola është trajner me më shumë ndeshje, pa e njohur humbjen, me 31 të tilla, ndërsa “Txingurri” është vetëm dy ndeshje larg kësaj statistike.

Në sezonin 2010-2011, Barça nuk e njihte humbjen që nga java e 3-të në të 33-tën. Në këto 31 ndeshje, katalanasit regjistruan vetëm 4 barazime: ndaj Mallorca, Sporting, Sevilla dhe Real Madrid.

Ishte Real Sociedad, ai që i dha fund pathyeshmërisë së ekipit të Guardiolës. Tani të dhënat janë disi të ndryshme. Azulgranat nuk humbën në shtatë sfidat e fundit të vitit të kaluar dhe as në 22 ndeshjet e këtij viti.

Në total, 29 ndeshje. Vetëm Getafe, të dielën, në orën 16:15, dhe Eibar, të shtunën e javës së ardhshme, e ndajnë klubin katalanas nga barabazimi i këtij rekordi.

Kjo është sfida e re e trajnerit Valverde, i cili të dielën e kaluar, në “RCDE Stadium” mposhti startimin më të mirë të Barcelonës në La Liga, me 22 ndeshje pa humbje, duke hequr kështu nderin e Pep Guardiolës, i cili kishte 21 ndeshje startuese në kampionatin spanjoll pa u mundur.

Prandaj, goli i Pique e lejoi Barçën të arrinte më shumë se një pikë./telesport/