Lajmi i ndarjes nga jeta te Viktor Martinit, me ka pikelluar se tepermi. Ai ka qene nje nder trajneret e mi te pare bashke me Tonin Demen dhe Kujtim Demin.

Mund te them qe jam nder boksieret qe kam pase fatin me punu ma shume se te gjithe me te, qe nga viti 1993 deri me 2002 kur ika me studime ne Universitetin e Sporteve ne Tirane.

E vleresoj shume per punen e madhe qe ka ba me mu dhe ne formimin tim si sportist. Me profesor Viktorin jam shpall kampion dhe boksieri ma i mire me te rinjte deri 16 vjeç ne vitin 1995 ne Vlore, kampion dhe boksieri me i mire me te rinj te rritur deri 18 vjeç ne vitin 1996 ne Tirane dhe me pas me ekipin e te rriturve per vite me rradhe.

Ashtu siç ka qene nje boksier i madh, qe eshte mbajt mend per tekniken dhe zgjuarsine, edhe si trajner profesor Viktori ka spikatur ne menyren e te mesuarit te teknikes, reflekseve, kombinimeve, shpejtesise dhe lirshmerise.

Me ka rastisur gjate ndeshjeve me te rinjte te shpallem fitues vetem fale keshillave dhe varianteve te tij. Gjithmone ka pas qejf qe sportistet e tij te kene thjeshtesi dhe edukate. Ka qene nje njeri i dashtun e me humor qe shprehte miresi.

Do te mbahet mend si nje nga trajneret me kontributin me te madh qe dha per boksin shkodran dhe ate shqiptar, emri i tij do te permendet brez mbas brezi. I paharruar qofte profesor Viktor Martini!