Ilda Bejleri, Selami Jenishehri, Suljeman Starova, Dritan Shakohoxha dhe Armando Duka janë në garë për postin e presidentit të ri të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në garë për këtë post është dhe kreu aktual i FSHF-së, Armando Duka, i cili ka 19 vite që mban këtë detyrë. Zgjedhjet priten që të zhvillohen në muajin shkurt 2022. Keshtu ka raportuar syri.net ne nje shkrim te dites se sotme.

Selami Jenishehri në të shkuarën ka dashur që të jetë pjesë dhe botës së sportit. Tentativa e tij ishte me ekipin e Vllaznisë. Ai e cilëson veten si fabrikë të prodhimit të talenteve.

Ilda Bejleri është ish-moderatorja e sportit në ‘Digitalb’ e cila qëndroi për disa vite me radhë në ekran.

Sulejman Starova ka qënë ish-trajner i ekipeve të superligës shqiptare dhe se fundi ka mbajtur postin e drejtorit teknik tek Teuta.

Nje tjeter rival eshte Dritan Shakohoxha është komentatori i njohur i futbollit në vend, i cili duket shume ambicioz ne kete inisiative qe ka marre.

Posti i Presidenti të Federatës Shqiptare të Futbollit ka një mandat 4-vjeçar. Kandidatët për president duhet të propozohen nga të paktën 5 (pesë) anëtarë. Çdo kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutv duhet të propozohet nga të paktën 2 anëtare, për t`u marrë në konsideratë nga Asambleja e Përgjithshme. Secili anëtar mund të propozojë vetëm një kandidat në zgjedhje për pozicionet brenda Komitetit Ekzekutiv (presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv). Nëse një anëtar mbështet më shumë se një kandidat, asnjë nga shprehjet e mbështetjes së tij nuk do të konsiderohet e vlefshme.

Për zgjedhjen e Presidentit, shumica e dy të tretave të votave të vlefshme janë të nevojshme në raundin e parë. Në rast se asnjë kandidat nuk e arrin këtë shumicë, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve midis dy kandidatëve që kanë marrë shumicën e votave të vlefshme të dhëna në raundin e parë. Në raundin e dytë, kandidati që merr shumicën e votave të vlefshme të dhëna, zgjidhet President.

Në rast barazimi, do të zhvillohet raundi i tretë, ku do të zbatohet e njëjta shumicë. Në rast se edhe raundi i tretë përfundon me barazim, Presidenti caktohet me short, i cili hidhet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe monitorohet nga Komisioni i Verifikimit.