Viktor Osimhen është një nga blerjet e bujshme të Napolit (50 milionë të shpenzuara) nga i cili të kaltrit kanë një pritshmëri të madhe. Sulmuesi 21-vjeçar që ishte pjesë e Lilë, ka pasur një rrugëtim të vështirë deri në këtë pikë të jetës.
Ka përjetuar një vështirësi të madhe në jetë teksa ka provuar varfërinë dhe në fëmijërinë e tij ka provuar edhe të shesë gazeta e ujë në rrugët e Nigerisë. Të gjitha këto duket se e kanë bërë më të fortë Osimhen, teksa tashmë është gati të shndërrohet në afrikanin më të paguar.
Osimhen në Francë dhe në Nigeri njihet ndryshe edhe si “i biri i erës”, për shkak të shpejtësisë që zotëron. Tashmë, pasi tregoi talentin në Francë me Lilë ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola, kërkon të fitojë edhe skenën në Itali.
Synimi i tij është t’iu ngjasojë idhujve të fëmijërisë si Drogba, Eto e Ueah. /VipSport