Opinion
Nga Pjerin Mirdita

Padyshim që ishte surpriza më e këndshme e takimit, Dritan Smajli. Ai i cili gabimin e dy javëve  më parë në ndeshjen kunder Bylisit, e shpërbleu me një takim ne kufinjtë e perfektes në Fier. Gol me kokë, asist për golin e Sukajt, iniciator i golit te Vajushit dhe galopimet karakteristike në krah, praktikisht bëri gjithçka sot. Spostimi taktik i trajnerit Vata, i cili shtyu Smajlin para dhe tërhoqi  Gocajn në mbrojtje në krahun e djathtë, i dha më së miri frytet e veta.

Padyshim që ai duhet përgëzuar për këtë lëvizje të zgjuar. Natyrisht që armët e Vllaznisë ditën e sotme ishin të shumta. Loja e të rinjve dha garanci për të ardhmen duke treguar se e meritojnë ta veshin atë fanellë. Gentian Muça konfirmohet më së miri në qendër të mbrojtjes, I  cili na kujtoi ndoshta Rajoviçin e ditëve më të mira. Së fundi, notë pozitive shkon edhe për portierin  Vujadinoviç, i cili dy-tri herë shpëtoi ekipin nga pësimi i golit, sidomos me grushtimin spektakolar të minutave të fundit, Vujke, rrëmbeu edhe duartrokitjet e tifozëve fierakë.