Me 11 maj ne vendin tone do te jene zgjedhjet per parlamentin e ri. Kuptohet qe tashme kane filluar te dalin edhe emrat e pare te kandidateve per deputete dhe kuptohet qe duke qene nje media sportive, interesi yne eshte qe ne parlamentin e ardhshem te kete edhe njerez te sportit, ata te cilet do te kene ngrene zerin per te.
Dhe nje i tille mund te jete edhe zeri i nje shkodraneje e cila deri me tani ka treguar se di ta perfaqesoje mire sportin shkodran dhe jo vetem, ne arenen kombetare dhe ate nderkombetare. E kemi fjalen per menaxheren e pergjithshem te Klubit te Futbollit te Femrave Vllaznia, Matilda Matija.
Ajo ka marre se fundi oferten nga Partia Agrare Ambientaliste per te qene kandidate per debutete ne zgjedhjet e ardhshme dhe e ka pranuar si nje sfide te re ne karrieren e saj. Dhe ne fakt, ndoshta kishte ardhur momenti per ta provuar nje gje te tille dhe per te treguar se mund te jete nje perfaqesuese e denje e Shkodres ne parlamentin e ardhshem.
Shkollimi i saj ne Universitete te njohura te Europes, njohja e disa gjuheve te huaja, aftesite e shkelqyera ne menaxhim dhe komunikim, jane disa prej pikave te saj me te forta, qe ndoshta e vene edhe para shume kandidateve te tjere. Por kuptohet qe kulmin e suksesit te saj, Matilda Matija e ka patur ne drejtimin e Vllaznise se femrave.
Ndonese “pas kuintave”, ajo ka qene nje drejtuese shume e afte e ketij ekipi duke e çuar ate drejt sukseseve te jashtezakonshme. Ka nje merite te padiskutueshme ne organizimin e ndeshjeve te grupeve te “UEFA Women’s Champions League” para dy sezonesh ne te cilat luajti edhe Vllaznia, duke marre edhe pergezimet e UEFA-s.
Organizimi i ndeshjeve te tilla eshte nje sfide me vete per vete rregullat dhe kriteret qe ka organizmi europian i futbollit, por Vllaznia e femrave ishte shembull per pritjen ne Shkoder te ekipeve te Real Madrid, Çelsi e PSG, ndonese me nje staf organizativ shume te reduktuar, ne krye te te cilit ishte Matilda, nje shembull me vehte per seriozitetin, korrektesine dhe per perkushtimin e jashtezakonshem per ta kryer si duhet kete detyre.
Vllaznia e femrave eshte nje model suksesi ne futbollin shqiptar dhe sigurisht qe ajo ka pjesen e saj te suksesit. Por tashme duket se ka ardhur momenti per te provuar nje sfide te re dhe Partia Agrare Ambientaliste duhet te jete me fat qe ka tashme nje kandidate si Matilda Matija per zgjedhjet e ardhshme.
E sigurte eshte qe nisur nga profili qe ajo ka krijuar, sportdashesit shkodrane nuk do te ngurrojne t’i japin voten duke shpresuar qe drejtuesja e Vllaznise te jete pjese e parlamentit te ardhshem. Kujtojme qe prezantimi zyrtar i Matilda Matijes si kandidate per deputete do te behet diten e shtune, date 15 shkurt ne ora 11:00 ne ambientet e Hotel “Rozafa”.(www.shkodrasport.com)
![](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2025/02/Snapinst.app_477128625_18339544891153244_3370984294400955701_n_1080-819x1024.jpg)