Vllaznia e madhe po vjen, Vllaznine qe e duan te gjithe. Vllaznine qe e dua edhe une.

Kishte disa vite qe Vllaznia i kishte “munguar” kampionatit Shqiptar, por ka dy vite qe ajo eshte aty ku i takon. Tani jemi ne prag te sezonit te ri e me deshiren drejt titullit Kampion, (e treta e verteta) por me perpara kemi pjesemarrjen ne Conference League, 21 korrik Vllaznia : Universitatea Craiova (me besim per te kaluar ne turin tjeter) Suksese dhe me fitore!

KJO ESHTE VLLAZNIA QE DESHIROJME TE GJITHE.

Vllaznia eshte dashni.

Vllaznia eshte histori, tradite, frymezim.

Vllaznia eshte mbreteresha e futbollit Shqiptar.

Vllaznia e emrave qe shkruan histori ne futbollin Shqiptar: Loro Boriçi, Muhamet Dibra, Xhelal Juka, Bimo Fakja, Dode Tahiri, Met Vasija
Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Mehdi Zhega, Paulin Ndoja, Ismet Hoxha, Selami Dani, Millan Vaso, Suat Duraj. Hysen Zmijani, Kompleksi Sportiv Zmijani , Rudi Vata, Ferid Rragami, Isak Pashaj , Vioresin Sinani, Hamdi Salihi, Fatbardh Jera, Luan Lindita Vukatana , Fatmir Paçrami, Ferit Borshi, Roland Luci, Fasli Fakja , Astrit Premçi, Hysen Dedja, Lulzim Bersheni , Ardian Arra, Armir Grima , Suad Lici, Edi Martini , Armando Cungu, Avenir Dani , Elvin Beqiri , Xhevahir Sukaj , Armando Vajushi , Sindri Ilaria Guri ( ju kerkoj ndjes ne pamundesi per ti permendur te gjithe se jane shume qe kane shkruar historine e Vllaznise)

Vllaznine e duan te gjithe.

Vllaznine e don Tuti Rrahmani, Xhevat Vati, Naim Dyca, Sander Dema, Astrit Karakaci, Faik Sadiku , Agron Isufi, Gezim Çoçja , Adrian Pirani e duan shume (ndjese per shume e shume emra tifozash ne pamundesi per t’i permendur qe kane jetu e jetojne çdo cast te jetes me Vllaznine).

Vllaznine e dua dhe une. Luajta futboll me te rinjte e Vllaznise, me L.Bashen, S. Çangen, I. Sukajn, F.Axhanin, por mu dha mundesia te luaja pak edhe me te madhin M.Zhega( mbetet peng i madh, nderprerja e te luajturit futboll).

Por Vllaznia me vleresoi (dhe une nuk ju ndava e nuk do t’i ndahem kurre si brenda e jashte saj), punova si trajiner me ekipet U-16, U-19 duke u shpallur dhe kampion Shqiperie, punova si inspektor (drejtor teknik) e deri drejtuesi kryesor i Vllaznise.

Pra Vllaznia me ka dhene shume, me ka dhene ate qe sta jep askush, dashurine per futbollin, pasionin per futbollin, per futbollin e bukur qe pak kush e ka luajtur si Vllaznia, e mbi te gjitha mka dhane respektin e shume e shume tifozave qe nuk kane te krahasur me asnje tifozeri, tifozi shkodran eshte me i vecanti, eshte vete Vllaznia.

Por Vllaznine duhet me e dite me e dashte, me Vllaznine nuk ka interesa, nuk ka kompromis, nuk eshte dashuri e momentit eshte ndjenje, eshte perjetim ,eshte pasion eshte frymezim.

VLLAZNIA ESHTE GJITHCKA, TA DUAM VLLAZNINE, TA RUAJME VLLAZNINE SE ESHTE MONOMENTI ME I BUKUR I SHKODRES

SUKSESE VLLAZNI NE “CONFERENCA LEAGUE”, SUKSESE DREJT TITULLIT KAMPION!