Ndërsa ekipet e superligës dhe të katëgorisë së parë tashmë ja në në përpjekjet e fundit për t’i dhënë dorën e fundit formatimit të skuadrave të tyre, në fakt për kategorinë e dytë as nuk mund të thuhet se janë të vonuar, por as edhe nuk mund të përdorët si justifikim per nisjen e stervitjes.
Ne Koplik i vetmi qe shqetesohet per mosnisjen e punes ende tek Veleçiku eshte gazetari i njohur Bashkim Ramekaj dhe kjo per dy arsye:
E para ikja nga kreu i pankines ish-trajneri i mirënjohur Dritan Smajli, sëbashku me disa nga lojtarët më të mirë të ekipit, ka krijuar nje boshllek jo te vogel.
Nga ana tjeter, mosafarimi i teknikut te ri e për rrjedhojë edhe i lojtarëve që do të duhet të pretndohet kategoria e parë, ka bërë që vertetë gazetari sportiv Bashkim Ramekaj të ngrejë zërin fort, për të mos rënë në vëshë të shurdhër.
Po kështgu edhe zërat se po punohet për të filluar ndertimin e nje stadiume ende kanë mbetur si zëra në shkretirë, ndaj edhe ky shqëtësim, premtim i kahershëm i kreut të Bashkisë Tonin Marinaj, mbetet shqetësimi i të gjithëve lojtarëve, stafit teknik dhe i te gjithë opinionit sportiv në Malësi të Madhe.