Erald Çinari pritet te transferohet tek Alaves. Sulmuesi shkodran i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Vllaznisë,teksa shumë shpejt do të nisë një eksperiencë të re përtej kufijve.
Mes drejtuesve të dy klubeve është gjetur akordi dhe sipas të gjitha gjasave në ditët e ardhshme do të bëhet prezantimi i sulmuesit ku do të firmosë kontratën e tij të re me klubin spanjoll.
Ndërkohë nga sa më mësohet, Alaves pasi ka siguruar kartonin e Eraldo Çinarit do ta transferojë atë në formë huazimi, teksa dy janë destiancionet e mundshme.
Në Francë tek ekipi i Sosho, klub që militon në kategorinë e dytë ose drejt Superligës kroate, ku ende nuk dihet emri skuadrës.
Kështu pas katër sezonesh pjesë e Vllaznisë Erald Çinari i jep lamtumirën skaudrës së tij të vendlindjes dhe tashmë bëhet gati për një aventurë të re.
Transferimi kosiderohet si një trampolinë mjaft e mirë për 21-vjeçarin dhe që duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme.