Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do presë Laçin ditën e shtunë në orën 16:00 , në stadiumin “Loro Boriçi”. Sfidë që luhet për javën e 18-të të Superiores dhe që mbyll fazën e dytë të kampionatit, që përkon me gjysmën e sezonit të rregullt. Kuqeblutë duan të vijojnë me fitoret në shtëpi e të mos e lëshojnë katërshen e parë. E ndërsa laçianët po ashtu duan t’i largohen fundit të tabelës.

Për kuqeblutë kjo mund të jetë edhe një mundësi “hakmarrjeje” për humbjen në ndeshjen e parë në shifrat 3-1 ndaj kurbinasve. Ndeshje që shënoi edhe debutimin e trajnerit Moreiro në stolin bardhezi. Pra, me ndeshjen e së shtunës përballë Vllaznisë, italiani plotëson 10 sfida në drejtimin e laçianëve.

Dhe dora e tij ëshrë vërjetur tek skuadra, që ka pasur një ecuri goxha pozitive me ish-futbollistin e Interit në drejtim. Kështu Laçi që nga ajo fitore ndaj Vllaznisë në javën e 9-të ka pësuar vetëm 1 humbje. Dhe ajo ka ardhur në transfertë kundër Partizanit në shifrat 1-0. Në duelet e tjera gjatë kësaj periudhe, kurbinasit numërojnë 5 barazime dhe 3 fitore.

Duke marrë kështu 14 pikë nga 17 që ka në total skuadra nën drejtimin e Moreiros. Nga Vllaznia tek Vllaznia sërish për italianin, i cili do kërkojë të “surprizojë” sërish në Shkodër. Ku debutimin përballë kuqebluve në javën e 9-të të kampionatit do kërkojë tq riprësërisë edhe kësaj jave në sfidën e raundit të 18-të të Superiores./www.shkodrasport.com/