Marash Kumbulla është larguar nga Verona duke u prezantuar te Roma në Serie A. Lojtari i Kombëtares kuqezi është produkt i akademisë së Veronës, teksa ka mbajtur veshur fanellën e këtyre të fundit qysh në fëmijëri.
Largimi i tij nuk ka mbetur pa reagim zyrtar nga klubi, që në rrjetet sociale publikoi një mesazh të ngrohtë dhe disa foto nga fëmijëria e 20 vjeçarit.
“Nga një qenush i vogël në ruajtës të ngjyrave. Nga një fëmijë në burrë. Nga premtues në kampion. Paç fat Max, do të jesh gjithmonë njëri prej të shtëpisë”, shkruan Verona.
Ne fakt edhe Kumbulla i detyrohet shume ketij klubi qe i besoi nje vend ne formacion ne Seria A, duke i dhene atij mundesine te tregoje veten e te jete objekt i merkatos, duke perfunduar tashme tek Roma.