Anglia nuk shkoi më tepër se barazimi 1-1 përballë Danimarkës, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.
Golin e parë e shënoi Herri Kejn në minutën e 18-të, pas një rrëmuje në zonën daneze, ku përfitoi më së miri sulmuesi anglez.
Më pas do të ishte Hjulmand me një supergol, në minutën e 38-të ai që do të kthente baraspeshën, rezultat që do të qëndronte i tillë deri në përfundimin e ndeshjes.
Me këtë rezultat, Anglia vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me 4 pikë, ndërsa Danimarka ndodhet në të dytin me 2 pikë. Takimin e radhës anglezët do ta zhvillojnë kundër Sllovenisë, kurse danezët kundër Serbisë, të dy takimet do të luhen me datë 25 qershor.