E ardhmja e Leroi Sane te Bajern Mynih ka marrë trajtën e një “ekuacioni të panjohur”. Fillimisht u tha se anësori gjerman do vijonte bashkëpunimin në Mynih përtej verës, periudhe kur i skadon kontrata.

Mediumi i “The Sun” raporton se trajneri i Arsenalit Arteta është i bindur se Sane do të vijë me parametra zero te “Topçinjtë”.

Ndërkohë vlen të përmendet se bisedimet mes Sanes dhe ekipit bavarez kanë ngecur.

Mbërritja në Angli nuk do të ishte diçka e re për Leroin, pasi më parë ka djersitur fanellën e Mançester Sitit. Pikërisht në këtë periudhë, Arteta ishte ndihmës i Guardiolës dhe ka kohë që i ka “gjurmuar” aftësitë e 29-vjeçarit.