Vllaznia eshte nder te paktat skuadra qe nuk ka nxjerre ne pah nje golashenues kete sezon, ku here pas here golat vijne nga futbolliste te ndryshem. Mjafton te thuhet se ne 24-jave, futbollisti me me shume rrjeta te realizuara eshte Herald Marku, per te kuptuar se shkodranet kane jo pak probleme ne kete aspekt.
Ai qe po shqeteson me shume me “shterpesine” e tij eshte “pyka” e ekipit, sulmuesi shkodran Bekim Balaj, futbollisti nga i cili pritet te zgjidhen situatat. Edhe pse eshte nje titullar i padiskutueshem ne formacionin e kuqebluve, 32-vjecari duket se ka “harruar” shijen e golit dhe per here te fundit ka gjetur rrugen e rrjetes para plot kater muajsh.
Keshtu, behet fjale per nje ndeshje Kupe ne Turqi me ekipin e Ankara, te cilen keta te fundit e fituan me rezultatin 4-2 dhe Balaj shenoi golin e katert, e cila daton me 9-nentor 2022.
Per rrjedhoje, sulmuesi shkodran ende nuk ka arritur te shenoje ne kampionatin shqiptar me fanellen e Vllaznise. Gjithsesi, pervec mungeses se golave, futbollisti ne fjale shihet si shume i rendesishem ne majen e sulmit, pasi fiton duelet ne ajer dhe krijon hapesira per shoket e tjere te skuadres.
Ne fakt, ne Vllaznine aktuale jane vetem dhjete futbolliste qe kane arritur te gjejne rrugen e rrjetes kete sezon. Keshtu, kryeson Herald Marku me gjashte gola dhe me pas, Fjoart Jonuzi dhe Ardit Hoxhaj me pese. Esat Mala dhe Kaina kane shenuar nga tre here, ndersa Esin Hakaj vetem dy here.
Kater te tjeret kane realizuar nga nje here, pikerisht Juric, Heric, Aralica dhe Coba. Si rrjedhoje, per aq kohe sa ekipi nuk po arrin te marre rezultatet e duhura ne javet e fundit, duket se edhe golat me “pikatore” po e shqetesojne ekipin e Vllaznise.
Maringlen ZHIVANI