Tomori po luan kundër Burrelit, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë. Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në minutën e 20-të të takimit, teksa në një dyluftim në ajër, njëri prej lojtarëve ka rënë keq në tokë.

Siç bën me dije klubi beratas, ai ka qenë pa ndjenja për disa minuta, ndërsa më pas është përmendur duke u çuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit të Tomorit thuhej:

“Minuta e 20.

Tomori 0 – 0 Burreli.

Pas një goditje kokë me kokën të dy futbollistëve te Burrelit njëri nga futbollistët bie në gjendje kome.

Ndërhyrja e të gjithë mjekëve të dy ekipeve bëri që futbollisti pas 10 minutash të përmendej,dhe niset për në Spitalin rajonal”.