Një incident i shëmtuar ka ndodhur në Çieti. Sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile u sulmua me thikë nga një burrë, gjatë kohës që po pushonte me familjen.
Mediat italiane raportojnë, se pas një debati me disa miq të Imobiles, agresori ka tentuar t’i afrohet sulmuesit, por është dashur ndërhyrja e disa njerëzve të gjendur në vendngjarje, të cilët shmangën një tragjedi të mundshme.
Agresori është larguar nga vendngjarja dhe është vënë në kërkim nga policia. Për fat të mirë golashënuesi më i mirë i Serisë A, nuk pësoi dëmtim fizik.
Kesisoj te tilla ndodhi nuk ndodhin vetem ne Shqiperi siç ishte rasti i Gjokes, Memellit apo ndonje tjetri por ndodhin edhe ne vende si Italia.