Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetit e Shkodrës. Një 23-vjeçar u ekzektua me 18 plumba automatiku.

Bëhet fjalë për Gledis Krajën, i lindur në Lezhë, i cili në të kaluarën ka qenë edhe futbollist, teksa rezulton aktiv në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nga të dhënat rezulton se i ndjeri ka filluar te luaje futboll qe ne moshen 13 vjeçare ku eshte inkuadruar ne ekipin Shpresa dhe me pas ka kaluar tek Ada.

Në vitin 2013 ka qenë pjesë e klubit të Vllaznimit të Shkodrës, duke luajtur në nivele amatore, kryesisht në kampionatin e të rinjve.