Një nga ekipet e ngjitura në Superiore për sezonin e ardhshëm, është edhe klubi i Kastriotit.

E konsideruar edhe si “Tirana” e grupit A në Kategorinë e Parë, skuadra krutane nuk la vend për të rivalizuar në kampionatin e saj, duke nisur shkëputjen me nisjen e sezonit.

Megjithatë një pjesë e rëndësishme e saj do të shkëputet me ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, pasi nuk do të ketë më trajnerin Samuel Nikaj.

Tekniku shkodran ka treguar se gjithçka është e mundur, teksa vetëm me shumë punë dhe pa zhurmën mediatike , arriti që të dërgonte Kastriotin në elitën e futbollit shqiptar.

Sipas informacioneve brenda klubit nga “Vip Sport”, marrëveshja mes klubit dhe Nikajt është mbyllur dhe nuk do të ketë një rinovim.

Samuel Nikaj është në kërkim të një tjetër klubi, ndërsa në ditët në vijim pritet që edhe Kastrioti të zyrtarizoj trajnerin e ri. /vipsport/