Samuel Nikaj nuk e bën “dramë” barazimin dhe as penalltinë e humbur ndaj Besëlidhjes. Edhe pse dolën barazim në këtë transfertë, trajneri i Burrelit i gëzohet faktit që ndeshja ishte “Fair Play”.
“E dinim që Besëlidhja është një skuadër e fortë dhe pretendente. Ne ishim përgatitur për fitore dhe loja jonë e tregoi më së miri këtë.
Më vjen mirë që ndeshja ishte transparente, u transmetua edhe në TV. Pati ‘Fair Play’ e spektakël, ndonëse u mbyll pa gola.
Penalltinë e humbur? Edhe futbollistëve me famë botërore u ndodh. Për mua mjafton loja dhe rastet e krijuara.
Nuk është Burreli që jemi mësuar ta shohim vitet e fundit, ndaj kemi të drejtë të pretendojmë”, u shpreh shkodrani. Sakaq, Sinan Bardhi u largua i mërzitur dhe nuk pranoi që të fliste.