Ekipi i Kastriotit duket se e ka “vrarë” grupin A në Kategorinë e Parë.
Nëse Tirana dihej prej kohësh se do të kryesonte e qetë në grupin tjetër të Kategorisë së Parë, ekipi i Nikajt është duke ecur në të njëjtin ritëm.
Në emisionin “E hena sportive”, e cila transmetohet në “RTSH”, Nikaj është shprehur se nuk ka krijuar asnjë aleancë në këtë kampionat, teksa kërkon vëmendje nga lojtarët në ndeshjet e mbetura.
“Nuk kemi krijuar asnjë aleancë. Po mendojmë një projekt që mund të vazhdojë edhe në Superiore, duke futur në fushën e lojës sa më shumë futbollistë nga Kruja.
Mund të them se projekti është shumë serioz, megjithatë kjo nuk do të thotë se ne do të flemë mbi “dafina”.
Përkundrazi, ne do të tregohemi shumë vigjilent për pjesën e mbetur të kampionatit në Kategorinë e Parë”, është shprehur Samuel Nikaj. /vipsport/