Kompania e vëshmbathjeve sportive “Nike” ka zbuluar se shumë shpejt do të mbyllet një nga transferimet më të përfolura të vititi 2017. Ajo ka publikuar në internet një reklamë të re për shitjen e veshmbathjeve të klubit katalanas, ku është sponsor, duke përfshirë në të to edhe emrin e Filip Kutinjos, të cilin Barcelona e ndjek me ngulm që në verë. Në reklamën që ka si titull “aty ku ndodh magjia”, “Nike” publikoi tekstin e mëposhtëm:

“Kutinjo është i përgatitur për të mahnitur ‘Kamp Noun’. Blini fanellën e Barcelonës 2017/2018 me emrin e magjistarit. Vraponi, personalizimi falas është i mundur vetëm deri më datë 6 janar”.