Trajneri 53-vjeçar i Borusia Dortmund, Niko Kovac është shprehur optimist për ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e cila përfundoi me një rezultat bindës të katalunasve 4-0, trajneri i Dortmund thotë se do të tregojnë një anë krejtësisht ndryshe ditën e nesërme – duke shtuar se “mrekullitë ndodhin”.
“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën. Ne duam të tregojmë një anë krejtësisht të ndryshme nesër nga ajo që bëmë në ndeshjen e parë dhe të fitojmë ndeshjen. Mrekullitë ndodhin, por ne gjithashtu e dimë se Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje konkurruese këtë vit”, deklaroi Kovac.
Megjithatë, problemet tek ekipi gjerman vecse janë shfaqur, pasi një ndër lojtarët kryesor, Emre Can, është në pikëpyetje nëse do të mund të luaj këtë ndeshje për shkak të një lëndimi muskular.
“Ne i dhamë Emre pushim në stërvitje sot. Ai po lufton me një problem të muskujve prej javësh. Është diçka që duhet ta theksojmë. Ai mund të mos luajë nesër; do të duhet të presim dhe të shohim”, tha Kovac.